Flash

Ngannou dominon betejën e ish-shokëve: kamerunasi mbetet kampion i peshave të rënda Ufc

Lapsi.al 23 January 2022
Ngannou dominon betejën e ish-shokëve: kamerunasi mbetet kampion i

Përfundon si në filmat që i dihet fundi, me rivalët që përqafohen. Dhe ashtu si në filma, rivaliteti mes këtyre të dyve solli me vete një histori të gjatë, të zbuluar gjatë javës nga mediat dhe prej atyre vetë. Pastaj mbyllet kafazi dhe nis ndeshja: Francis Ngannou mbetet kampion i peshave të rënda të Ufc-së, pas pesë raundeve në të cilat ai luajti si macja me miun me Cyril Gane. E ku ai dëshmoi se nuk është vetëm njeriu me grushtin më të fortë në botë, por se di të fitojë edhe në terrene jo shumë të pëlqyeshme për të si luftimet në tokë, përplasjet me muret, kapjet difensive. Një bagazh prej një legjende të luftimit.

Filloi me prekjen e dorezave nga të dy, njësoj si kur bënin sparring disa vite më parë kur ishin shokë, pastaj shkoi ekzaktësisht siç pritej: Ngannou mori qendrën e ringut duke kërkuar mundësinë për të lëshuar të djathtën, Gane që i lëvizte përreth duke kërkuar goditje të shpejta, në tentativë për ta lodhur me lëvizshmëri dhe goditje te këmbët. Megjithatë, në raundin e tretë ai krijoi shumë besim dhe Ngannou, i cili deri atëherë dukej si një ari që godiste bletët, i kapi këmbën gjatë një tentative shkelmi futbolli dhe e përplasi në tokë. Një 'body slam' për wrestling, një situatë nga e cila Gane shpenzoi shumë për të dalë dhe doli i dërrmuar edhe në moral.

Sepse nga këtu e tutje Ngannou mori ndeshjen në kontroll, duke prishur planin e lojës së kundërshtarit. E edhe kur në raundin e fundit Gane luajti kartën e tij të fundit dhe arriti ta ulë në tokë duke qenë pranë mbylljes së kapjeve në krah dhe këmbë, kampioni doli me lehtësi të dukshme. Ai nuk e mundi kundërshtarin me nokaut, siç premtoi, por performanca e tij ndoshta shkon edhe më tej: ai tregoi në ndeshjen më të ngarkuar për të në nivel emocional se është një luftëtar i kompletuar.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI