Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Inter arratiset e lajmëron një goditje në merkato: pranë firmës me Caicedon

Lapsi.al 23 January 2022
Inter arratiset e lajmëron një goditje në merkato: pranë

Interi i Simone Inzaghit është i pashtershëm (goli i Sanchez në minutën e 121' me Juven, i Ranocchias në të 92' me Empolin, i Dzekos në të '90 me Venecian) dhe duke pritur për Milan-Juventus sonte, merr arratinë në krye të renditjes në vigjilje të një pauze që vjen si dhuratë nga perëndia për zikaltrit, të cilët pas rifillimit pritet të kenë një “tur force” të vërtetë, siç e ka përcaktuar vetë Inzaghi, i cili pas ndeshjes në San Siro me Venecian, praktikisht ka 'shpallur' edhe një goditje në merkato në sulm.

"Një përforcim duke pasur parasysh dëmtimin e Correas? Ishim dakord me klubin që do të takoheshim pas kësaj ndeshje - tha Inzaghi pas fitores me Venecian - së shpejti do të kemi një takim për të vlerësuar gjithçka, do të jenë vlerësime të kujdesshme. Kam presidentin e shoqërinë këtu, do të përpiqemi të bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Sulmuesi argjentinas duhet të qëndrojë në infermieri për rreth një muaj, prandaj në mbledhjen e merkatos që u zhvillua dje në Appiano Gentile në prani të teknikut, mbi të gjitha u fol për një ndërhyrje në sulm dhe emri që i bën të gjithë të jenë dakord, sipas asaj që bën të ditur "La Gazzetta dello Sport", është ai i Felipe Caicedos, të cilin Inzaghi e njeh shumë mirë dhe Genoa mund ta lejojë të largohet pa shumë probleme.

Ish-laciali konsiderohet si profili ideal për t'u integruar në skuadrën e Inzaghit si për aftësinë e tij për të shënuar gola (dhe shpesh në minutat e fundit), ashtu edhe për shkak se nuk do të kishte shumë probleme të fillonte nga pankina. Një kontakt i parë me menaxherin e tij është bërë tashmë dhe Genoa do ta lejonte të ikte edhe me formulën e huazimit, kështu që duket se Inzaghi dhe Caicedo do të mund të përqafohen sërish pas golave, siç kanë bërë shumë herë në Romë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI