Flash

Video/ Moviola i jep të drejtë protestave të Venezias: Dzeko bën faull, por Var nuk ndërhynte dot

Lapsi.al 23 January 2022
Video/ Moviola i jep të drejtë protestave të Venezias: Dzeko

Episodi kontrovers në fundin e pjesës së parë në San Siro në ndeshjen mes Interit dhe Venecias ka bërë zhurmë të madhe, edhe për shkak të protestave të lagunarëve që kërkuan më kot një faull që arbitri nuk e akordoi. Zikaltrit, në fakt, shënuan golin e barazimit me Barella, por nervozizmi i miqve lidhej me bërrylin që Dzeko i dha Modolos.

Një faull që mund të ishte akorduar, por që Var nuk e vlerësoi dot për një arsye të thjeshtë: pas kontaktit, në fakt, Venezia u kthye në zotërim të topit dy herë me Ceccaroni, tentativa e të cilit për të larguar topin u pengua. Nga këtu nisi aksioni i Interit, duke çuar ndeshjen në 1-1.

Sipas protokollit të Var, vetëm episodet që kanë të bëjnë me veprimin që të çon te goli janë objekt shqyrtimi. Dhe kur ka një ndryshim të zotërimit të topit, fillon një aksion i ri: praktikisht, kontakti Dzeko-Modolo ndodh në një aksion të mëparshëm dhe për këtë arsye nuk mund të çojë kurrë në një rishikim nga teknologjia.

https://www.youtube.com/watch?v=47F74xi5RpI

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI