Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Statistika/ Asnjë si Inter në përmbysje rezultati: ajo kundër Venezias është e teta sezonale

Lapsi.al 23 January 2022
Statistika/ Asnjë si Inter në përmbysje rezultati: ajo

Nga Interi dërrmues i shfaqur mes tetorit dhe nëntorit, tek ai që ka mësuar të fitojë "ngushtë" dhe nuk dorëzohet kurrë. Substanca në shtëpinë e zikaltërve nuk ndryshon, sepse ajo e Inzaghit mbetet një skuadër që duket se di vetëm një rezultat: fitoren, edhe kur bëhet fjalë për përmbysjen nga një disavantazh. Kështu ka ndodhur në tre fitoret e fundit mes kampionatit (dje me Venecian), Superkupës (kundër Juves) dhe Kupës së Italisë (kundër Empolit) të marra në dhjetë ditët e fundit. Nëse së fundmi është shfaqur më pak shkëlqyese dhe dërrmuese, siç tregojnë pesë fitoret e fundit me një gol diferencë, Interi konfirmon gjithashtu se ka atë uri dhe atë shpirt luftarak të shfaqur që në ditën e parë. Dëshmi për këtë janë tetë rikthimet e koleksionuara që nga fillimi i sezonit në të gjitha kompeticionet, si dhe pesë fitoret e arritura në 15 minutat e fundit të lojës.

Në muajin e fundit, zikaltrit kanë reshtur së munduri kundërshtarët me zhurmë golash për tu limituar - si të thuash - në suksese me një gol diferencë. Lodhja është ndjerë dukshëm për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe plot angazhime në janar, por skuadra e Inzaghit ka treguar se është në gjendje të gjejë celësin edhe kur gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Përmbysja e parë i takon javës së dytë në fushën e Veronës, atë në të cilën Tucu u prezantua me një dygolësh fantastik për të vendosur ndeshjen në 10 minutat e fundit. Pastaj në Firence, me një rikuperim dërrmues nga Darmian-Dzeko-Perisic. Por edhe ndeshja 2-2 në shtëpi në San Siro me Atalantën, kur Dzeko i riorganizoi gjërat pas parakalimit të bergamaskëve me Malinovskyi dhe Toloi. Më pas përmbysja në Sassuolo, ajo në ndeshjen vendimtare të San Siros kundër Napolit dhe tre të siguruara me shpejtësi në dhjetë ditët e fundit kundër Juventusit (në Superkupë), Empolit (në Kupën e Italisë) dhe Venecias një ditë më parë. Gjithsej, tetë ndeshje që premtuan keq dhe që përfunduan me një sukses që në total numëron shtatë fitore dhe një barazim (në kampionat) me 16 pikë të mbledhura nga situatat e pafavorshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI