Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Leao humb çështjen me Sporting Lisbonë: duhet t'i dëmshpërblejë 16.5 milionë euro

Lapsi.al 23 January 2022
Leao humb çështjen me Sporting Lisbonë: duhet t'i

Në fushë gjërat po shkojnë më shumë se mirë. Etiketimi i mungesës së vazhdimësisë është fshirë me përfaqësime të nivelite të lartë, aq sa për ti rrëmbyer Piolit dhe shokëve të tij të skuadrës komplimente pa rezerva. I vetmi problem vjen nga jashtë fushës: Rafael Leao është dënuar tashmë të dëmshpërblejë Sportingun e Lisbonës, ish-skuadrën e tij, për një shumë të barabartë me 16.5 milionë euro. Gjykata e Apelit të kryeqytetit rrëzoi apelin e sulmuesit të premten e kaluar.

Ky është vendimi i marsit 2020 nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në shkallën e parë: “Lojtari është dënuar t'i paguajë Sportingut 16.5 milionë euro (plus interesat), si dëmshpërblim për ndërprerjen e paligjshme të marrëdhënies së punës sportive". Gazetat më të rëndësishme portugeze, nga 'A Bola' te 'Record', kanë bërë publik lajmin.

Por çfarë ka ndodhur me saktësi? Në fund të sezonit 2018/19, i cili u mbyll me 2 gola në 5 ndeshje, i pari mes profesionistëve, Leao kishte shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me Sportingun së bashku me shumë shokë të tij të skuadrës, për shkak të një agresioni të dhunshëm nga tifozët portugezë në qendrën sportive të klubit, pas dështimit për t'u kualifikuar në Champions League. Leao më pas u transferua te Lille si një transferim i lirë, për t'u blerë nga AC Milan në verën e 2019 (23 milionë euro). Sporting kishte kërkuar 45 milionë, ose shifrën e klauzolës së lirimit, por gjykata e dënoi Rafaelin në shkallë të parë për të kompensuar klubin për 16.5 milionë. Leao ka humbur tani apelin dhe mund të ankimojë vetëm në instancën e fundit në Gjykatën e Lartë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI