Flash

Video/ Poker i Napolit me golin e Rrahmanit, Specia e Manajt fiton akoma: Sassuolo barazon me një goditje në portë

Lapsi.al 23 January 2022
Video/ Poker i Napolit me golin e Rrahmanit, Specia e Manajt fiton akoma:

Napoli parakalon Milanin në vendin e dytë, duke shpresuar në një ndalesë të kuqezinjve në sfidën me Juventus. Skuadra e Spallettit ka likuiduar me një poker Salernitanën, duke u ngjitur në 49 pikë. Fiton edhe Spezia e Manajt, pavarësisht se sulmuesi i kombëtares nuk shënoi dhe la fushën e lojës 15 minuta nga fundi. Barazim ndërkohë mes Torinos e Sassuolos, ashtu si edhe Cagliari-Fiorentina.

NAPOLI 4-1 SALERNITANA

Napoli fiton 4-1 derbin ndaj Salernitanas. Avantazhi i të kaltërve erdhi me gjysëmkthesën e Juan Jesus pas një çerek ore dominimi total. I vetmi shpërqendrim i Napolit u shfaq në barazimin provizor të Bonazzolit, por rikthimi ishte i menjëhershëm. Mertens shënoi golin e 2-1 me penallti. Në fillim të pjesës së dytë goli i Rrahmanit, me asistin e Mertens praktikisht mbylli ndeshjen, ndërsa në fund Insigne, sërish me penallti, fiksoi pokerin dhe arrin në kuotën 115 gola.

TORINO 1-1 SASSUOLO

Torino barazoi me Sassuolon (1-1) në një ndeshje në të cilën mysafirët nuk u bënë kurrë të rrezikshëm deri në dy minuta nga fundi, me një gol që ngjan me një surprirzë të hidhur për Juric. Granatat gjetën avantazhin në fillim me një goditje me kokë të Sanabrias, të servirur nga Singo. Gjatë ndeshjes, Toro legjitimoi rezultatin duke krijuar shumë mundësi shënimi dhe madje duke goditur tre shtylla me Mandragoran, Sanabrian e Bremer. Megjithatë, Raspadori, dy minuta nga fundi, gjeti barazimin në goditjen e parë të vërtetë në portë të Sassuolos.

SPEZIA 1-0 SAMPDORIA

Fitorja e tretë radhazi në kampionat për Spezian, që e bën të hidhur rikthimin e Giampaolos në pankinën e Sampdorias. Pjesa e parë nuk ishte aspak emocionuese. Më pas ndeshja u ndez në pjesën e dytë: në minutën e 69, Verde shënoi golin e fitores me një goditje fluturimthi me të djathtën, në krosimin e Agudelos nga e djathta. Sampdoria nuk ishte në gjendje të reagonte, edhe falë përjashtimit të Ekdal për kartonin e dytë të verdhë. Përfundoi 1-0 dhe Thiago Motta slargohet nga zona e rënies.

Serie A Italy

Cagliari 1-1 Fiorentina

Napoli 4-1 Salernitana

Spezia 1-0 Sampdoria

Torino 1-1 Sassuolo

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI