Flash

Video/ Chelsea dërrmon Tottenham: Conte pëson humbjen e parë në Premier League, Kane i anullohet goli

Lapsi.al 23 January 2022
Video/ Chelsea dërrmon Tottenham: Conte pëson humbjen e parë

Kthimi në Stamford Bridge nuk ka qenë i bukur për Antonio Conten. Trajneri puliez e pa Tottenhamin e tij të shembet 2-0 kundër Chelsea, të cilin e udhëhoqi drejt fitores në Premier League në sezonin 2016/17. Ndeshje vërtet e keqe për Spurs, e vënë përfund nga kampionët e Europës që në fillim, me goditjen me kokë të Hudson-Odoi, që përfundoi lart. E vetmja drithërimë e miqve erdhi në pjesën e parë, por goli i Kane u anulua për një faull ndaj Thiago Silva.

Chelsea i dha drejtim ndeshjes në pjesën e dytë: pas vetëm 2 minutash e majta e mrekullueshme e harkuar e Ziyech përfundoi në kryqëzimin e shtyllave. Në minutën e 10, Thiago Silva devijoi në shtyllën e dytë goditjen e lirë të Mount, duke fiksuar rezultatin në 2-0. Bergwijn dështoi të shënonte golin që do të rihapte ndeshjen, ndërsa Lukaku u ndal nga Lloris të fiksonte trisin për Blues.

Të besuarit e Tuchel mbrojtën 2-0 dhe kthehen për të fituar në Premier League pas katër javësh, duke u pozicionuar në vendin e tretë, 10 pikë pas City. Tottenham mbetet i shtati, me 36 pikë, por mban afër Ligën e Kampionëve. Për Conte ishte humbja e parë në kampionat, që kur italiani është ulur në pankinën e Spurs.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI