Flash

Real Madrid e Barcelona 'luftë' menaxherëve: pakt i dy klubeve që të mos ndodhë një 'çështje Calhanoglu'

Lapsi.al 24 January 2022
Real Madrid e Barcelona 'luftë' menaxherëve: pakt i dy

Ajo që ndodhi në Itali verën e kaluar, me kalimin e Hakan Calhanoglu nga Milani te Interi, nuk do të përsëritet verën e ardhshme në Spanjë. Sipas asaj që raporton ‘Marca’, në fakt, për shkak të një marrëveshjeje xhentilmenësh mes dy klubeve, Real Madrid dhe Barcelona nuk do të bëjnë luftë në merkaton e transferimeve në muajt e ardhshëm.

Erling Haaland, megjithatë, mbetet një synim i përbashkët, marrëveshja e arritur mes Florentino Perez dhe Laportas, sipas të përditshmes iberike, parashikon vetëm që të dy shoqëritë të mos pengojnë njeri-tjetrin në negociatat për rinovimin e kontratës me lojtarët e tyre respektivë. Një marrëveshje e bërë për të shmangur edhe lojërat e rritjes së cmimit nga menaxherët e lojtarëve.

Përpara se të vihen në kontakt me një lojtar ose stafin e tij, Barça dhe Reali duhet të presin që të përfundojë kontrata, siç parashikohet tashmë nga rregullat e FIFA-s për transferimet me parametër zero. Shembulli i parë i kësaj 'aleance' të re është ai i Luiz Araujo, qendërmbrojtësi i Barcelonës, që, sipas asaj që bëhet e ditur, ka përfunduar në shënjestër të Real Madrid. Një interes i mohuar menjëherë dhe kategorikisht nga Perez, i cili në këtë mënyrë synon të tregojë se po respekton paktin e sapo bërë me Laportan.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI