Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Dy qendërsulmuesit së bashku 75 vjeç, Milan rinovohet: i merr Crvena Zvezdas talentin Lazetic

Lapsi.al 24 January 2022
Dy qendërsulmuesit së bashku 75 vjeç, Milan rinovohet: i merr

Një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe Interi tashmë është larguar më shumë. Milan është arritur tashmë edhe nga Napoli në vendin e dytë të renditjes dhe pas ndeshjes 0-0 në shtëpi kundër Juventusit, ndjesia se kuqezinjtë e Piolit janë në vështirësi është evidente. Rikuperimet e Romagnolit dhe Bennacer i dhanë alternativa trajnerit të kuqezinjve, por tifozët - dhe ndoshta vetë Pioli - prisnin diçka më shumë nga merkato për të ngritur stekën. Një javë nga mbyllja e dritares së transferimeve, për Milanin, pak ose asgjë nuk ka ndryshuar.

Ndaj Juventusit, fokusi ishte dëmtimi i Ibrahimovic (40 vjeç), i cili u largua nga fusha pas gjysmë ore lojë për shkak të një problemi në tendinën e Akilit, që do të monitorohet gjatë javës së pushimit për ekipet kombëtare. Dëmtimi i suedezit, si dhe hyrja e Giroud (35 vjeç), nxorrën në dritë një problem thelbësor në repartin ofensiv të Milanit, ku mungojnë zgjidhjet e mëdha pas dy sulmuesve, të cilët megjithatë mund të japin pak garanci fizike. Në të vërtetë, Pellegri - rezerva e tyre - është gati të blihet dhe më pas të dërgohet në Torino.

Për sulmin, emri që drejtuesit do të sjellin te kuqezinjtë është Marko Lazetic, qendërsulmues i Crvena Zvezda. Takimi mes njerëzve të merkatos të Milan dhe menaxherëve të lojtarit është shtyrë për të martën, por tashmë është gjetur një marrëveshje me klubin serb. Vetëm një detaj: Lazetic është një sulmues i lindur në vitin 2004, i talentuar por i gjithi për tu zbuluar.

Problemi tjetër ka të bëjë me mbrojtjen, repart në të cilin Pioli dhe Maldini e kishin pranuar publikisht se kërkonin përforcime pas dëmtimit të Kjaer. "Nuk ka qenë e mundur të marrim një mbrojtës të rëndësishëm për 7-8 vitet e ardhshme - deklaroi Paolo Maldini - Emergjenca po përfundon në atë repart dhe ne nuk duam t'u heqim hapësirën atyre që po bëjnë mirë si Gabbia dhe Kalulu".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI