Flash

"I besova lojtarëve, më thanë na e ler ne në dorë": Shehi tregon prapaskenat e derbit

Lapsi.al 24 January 2022
"I besova lojtarëve, më thanë na e ler ne në

Tirana fitoi, ndoshta jo me shkëlqim, por sërisht bindëse në mënyrën si i kërkon gjërat. Tekniku Orges Shehi, pas barazimit të javës së kaluar ka marrë sinjale pozitive nga lojtarët, sidomos ata që ishin prapa me kondicionin fizik. Madje tekniku rrëfeu edhe premtimin që i kishin bërë bardheblutë para ndeshjes: "Performancat nuk do jenë gjithmonë njëlloj. Kush luan e kush drejton është i kënaqur që skuadra të mos dalë pa pikë, jemi në fazë ku çdo ekip i ka të vlefshme pikët e shton shumë vështirësinë. Këtë ndeshje isha i qetë, sepse kemi folur shumë dhe vetë ekipi në ditët e fundit tha “ profesor kemi folur shumë na e lë në dorë se do të japim gjithçka në fushë”.

U luajt në një fushë të ngrirë dhe vështirësitë e krijuara kondicionuan mbi të gjithë lojtarët me aftësi teknike të lartë: "Mendoj se e kemi interpretuar mirë, sidomos në fazën mbrojtëse, pak herë na rrezikuan. Ndoshta manovrën duhej ta kishim bërë pak më mirë. Por duhet të them se terreni na e vështirësi shumë sot, edhe koha bëri që jo vetëm ne, por edhe Dinamo të kishte vështirësi se fusha u ngri", shpjegoi tekniku që ndonëse ka 6 pikë avantazh ndaj ndjekësve nuk preferon të bëjë llogari. "Nuk mendoj se duhet të hyjmë te llogaritë, me Kukësin e kemi humbur për një episod, ne e kemi treguar që kur rrimë mbrapa kemi vështirësi, se na bën nervoz. Po ia lamë topin kundërshtarit, është ndeshje e fortë si këto që kemi kaluar. Nuk do të hyjmë në fazën e llogarisë për momentin ku jemi”, e mbylli tekniku bardheblu.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI