Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Tenis, Shapovalov humbet ndaj Nadal e tërbohet me arbitrin: "Jeni të gjithë të korruptuar"

Lapsi.al 25 January 2022
Tenis, Shapovalov humbet ndaj Nadal e tërbohet me arbitrin: "Jeni

Denis Shapovalov humbet mendjen gjatë ndeshjes në Australian Open dhe shpërtheu ndaj gjyqtarit duke e quajtur "të korruptuar". Episodi ndodhi gjatë ndeshjes së kanadezit me Rafael Nadal, të fituar nga spanjolli në setin e pestë. Gjatë një ndërrimi të fushës, Shapovalov u ankua për humbjen e dukshme të kohës nga Nadal, i pa sanksionuar nga arbitri Bernardes: "E nise kronometrin rreth 45 sekonda më parë dhe ai nuk është akoma gati për të luajtur. Po tallesh me mua? Ju jeni të gjithë të korruptuar! Jeni të gjithë të korruptuar. !"

Pasi është qetësuar, 22-vjeçari iu kthye të njëjtës temë në konferencën e shtypit: "Kam respekt të madh për gjithçka që ka bërë Rafa dhe mendoj se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Por duhet të ketë kufij, rregulla të qarta. Është kaq frustrues si lojtar. Ndihesh sikur nuk luan vetëm kundër tij, por edhe kundër arbitrave, kundër shumë më tepër”, theksoi kanadezi.

Kur u pyet nëse mendonte se Nadal ka një trajtim preferencial, Shapovalov u përgjigj: "Sigurisht, ai e merr atë 100%. Në të gjitha ndeshjet e tjera që kam luajtur, ritmi ka qenë shumë i shpejtë sepse gjyqtarët kontrollojnë orën pas çdo periudhe. Unë isha absolutisht gati për të luajtur dhe ora shënoi 3, 2, 1, pastaj goditi zeron. Pashë arbitrin dhe sigurisht doja t'i tregoja atij diçka dhe e bëra. Isha gati të luaja prej një minutë e gjysmë dhe ai më tha se nuk do t'i bënte shkelje kohore sepse unë nuk isha gati të luaja. Për mua është një barsaletë e madhe të pretendohet kjo."

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI