Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Vlahovic "përzë" Moratan nga Torino: te Juventus edhe Dybala frikësohet për rinovimin

Lapsi.al 25 January 2022
Vlahovic "përzë" Moratan nga Torino: te Juventus edhe Dybala

Në Continassa janë orë shumë të nxehta për mbylljen e marrëveshjes me Fiorentinën për Vlahovic. Një goditje shumë e shtrenjtë dhe shumë e rëndësishme për Juventusin, i cili në ditët në vijim mund të përziejë më tej kartat në merkato për të rivendosur ekuilibrin tekniko-ekonomik. Pas disa shitjeve të nevojshme për të rregulluar llogaritë dhe për të ulur barrën e pagave, ardhja e Dusan në Torino në veçanti mund të ndryshojë me shpejtësi planet e Juventusit në lidhje me të ardhmen e Moratas dhe Dybalas.

Në detaje, për spanjollin mund të shfaqet një shitje e shpejtë, me rihapjen e menjëhershme të bisedimeve me Barcelonën, tratativë që ishte ndërprerë javët e fundit. Për argjentinasin, ndërkohë, pyetja është padyshim më e ndërlikuar dhe e artikuluar. Pas frenimit të rinovimit, marrëdhëniet mes argjentinasit dhe drejtuesve të Juventusit janë ftohur pak dhe në muajt e ardhshëm nuk mund të përjashtohen kthesat në negociatat për rinovimin.

Në fund të fundit, në arkat e Juventusit ka buxhet vetëm për dy pagesa të larta dhe nuk është e sigurt që Dybala, pas ardhjes së Vlahovicit, do të pranojë oferta të reja me ulje nga Juventus. Një situatë që ende mban gjithçka në ekuilibër për Joya-n bardhezi dhe lë të hapura skenarë të ndryshëm, përfshirë edhe interesimin e Interit. Në Torino, Vlahovic ende nuk ka mbërritur, por ujërat në Continassa tashmë kanë filluar të trazohen.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI