Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Rikthehet në fushë, në moshën 47 vjeçare, pas 12 vjetësh skualifikim: "Pagova për gabimet e mia"

Lapsi.al 26 January 2022
Rikthehet në fushë, në moshën 47 vjeçare, pas 12

"Kush gabon duhet të paguajë. E tani kthehem në fushë me një dëshirë të madhe për të tundur rrjetën". Francesco Flachi, ish-sulmuesi i Sampdorias, Fiorentinës, Empolit dhe Barit me mbi 40 gola në Serie A dhe me një thirrje në kombëtare, me Lippin në vitin 2004, rikthehet në fushë në moshën 47-vjeçare pas 12 vitesh pezullim për përdorim kokaine dhe është shumë i motivuar: “Jam kthyer një fëmijë, debutoj më 13 shkurt nëse trajneri më lejon”, tha ai për Corriere della Sera.

Më 13 shkurt, ose në rinisjen e kampionatit të Ekselencës, kur Signa e tij të përballet me Prato 2000. “Dymbëdhjetë vjet skualifikim më kanë bërë mirë për trupin dhe shpirtin – tha ai gjatë intervistës – Dënim që sapo e kam kryer plotësisht, pa drama dhe viktimizime. I gjithë faji është i imi, ndërlikova jetën time, hodha në kosh një karrierë të mirë, por nuk pushova kurrë së luftuari”.

E Flachi është një nga ata që asnjëherë nuk e humbi pasionin për futbollin: "Mos harroni kurrë. Dhimbja të ndihmon të ndryshosh, të rritesh. Vitet e para të skualifikimit ishin të tmerrshme. Të mungojnë stadiumet, shpirti konkurrues, tifozët. Ndonjë më trajtonte si narkoman. Unë kam gabuar disa herë, por nuk kam qenë kurrë narkoman. Nuk i dëgjoja, kisha ende forcë. Rindërtova veten, shkrova një kapitull të ri në jetën time".

E tani Flachi është gati të shkruajë edhe një tjetër: "Në qershor do të filloj kursin për t'u bërë trajner, por ndihem ende futbollist dhe prandaj po e vë veten në merkato. Kam shumë dëshirë, frymë dhe një këmbë të mirë që të mund të tund rrjetat”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI