Flash

"Nuk mendova për Partizanin, Lushkja jep 100%": Josën e bezdis barazimi, Ramadani pëlqen lojën e "shëmtuar"

Lapsi.al 26 January 2022
"Nuk mendova për Partizanin, Lushkja jep 100%": Josën e

"Kemi bërë rotacion, por nuk e quaj se ishte nga ndeshja e Kupës, e bëmë sepse do të aktivizonim lojtarë më të freskët. Nuk menduam për ndeshjen me Partizanin se ka kohë". Mirel Josa nuk është shumë i kënaqur nga rezultati 1-1, pavarësisht se është pozitiv duke qenë i marrë në transfertë. "Nuk mund të mendohet për kampionatin e pastaj për Kupën. Kupa ishte para, menduam për të sot dhe të shohim pastaj për ndeshjen me Partizanin. Ne jemi për të tre objektivat, duke pasur parasysh edhe Europën brenda".

Një koment edhe për Lushkjen, lojtarin që pavarësisht interesimit të Sheriff Tiraspol është duke dhënë maksimumin për kurbinasit: "Ai është një lojtar i skuadrës, po jep 100% dhe është i impenjuar edhe si sot. Nuk mund të bëj diferencime me lojtarët e tjerë. Është një lojtar që për sa kohë është pjesë e skuadrës, po jep 100%. Kur të vijë momenti do të flasim për reagim, një lojtar shumë i nevojshëm për ne, por do të shohim nevojat qoftë të klubit, qoftë të tijat personale”, e mbylli Josa.

I qartë në atë cfarë kërkonte edhe tekniku i Egnatias, Ramadani. Loja e rrogozhinasve mund të mos jetë shumë zbavitëse, por pak rëndësi ka për kosovarin, për sa kohë vazhdon të sjellë rezultat: “Objektivi ishte që të mos humbnim, ky barazim na mban në lojë. Në minutat e para u futëm me respekt ndaj Laçit, skuadër që e meriton vendin e dytë. Por pastaj si kaluan minutat e morëm veten dhe ky modul mund të na sjellë suksesin. Lojëra të bukura ndoshta nuk na sjell, por për objektivin që kemi mund të na sjellë ndoshta atë që nevojitet".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI