Flash

Video/ Vllaznia bën hapin drejt gjysëmfinales: Flamurtari tentoi barazimin deri në fund

Lapsi.al 26 January 2022
Video/ Vllaznia bën hapin drejt gjysëmfinales: Flamurtari tentoi

Kur pretendon titullin, të mundësh një skuadër të Kategorisë së Dytë duket një punë e lehtë, por të mundësh Flamurtarin nuk ishte edhe aq. Vllaznia del fituese 1-2 nga ndeshja e parë cerekfinale e Kupës së Shqipërisë, por në Vlorë ishte shumë më e vështirë sa shkodranët e mendonin dhe kuqezinjtë e provuan deri në fund të merrnin barazimin, për të luajtur gjithcka në Loro Borici.

Një hap drejt gjysëmfinales për Vllazninë, që si ishte e kuptueshme bëri lojën, duke krijuar një lloj imponimi në fushë. Kuqeblutë, pavarësisht turnover-it që kishte bërë tekniku Thomas Brdariç ishin superiorë në kualitet. Mustedanagiç zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, vetëm pak sekonda pasi Diamanti kishte cuar dëm një kundërsulm fantastik.

Në pjesën e dytë, nuk është se ndryshoi panorama, me vlonjatët që mbroheshin e kundërsulmonin, në kohën kur Vllaznia mendonte të mbyllte ndeshjen. U duk një mision i arritur kur Mustedanagic fiksoi dygolëshin personal në minutën e 61, por skuadra e Resulit nuk hoqi dorë nga ndeshja. Në minutën e 75, Oliveira ktheu në lojë kuqezinjtë, duke ngushtuar diferencën. Vllaznia madje rrezikoi në fund edhe të pësonte golin e barazimit në minutën e 4 shtesë: pas një goditje dënimi, Pjeshka me kokë nuk arriti të gjejë kuadratin e portës. Kështu, me 1-2 në transfertë, shkodranët hodhën një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve, të cilat do të përpiqen t’i vulosin në ndeshjen e kthimit pas dy javësh.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI