Flash

Nga 800 mijë euro në 7 milionë: ja detajet e transferimit të Vlahovic te Juventus

Lapsi.al 26 January 2022
Nga 800 mijë euro në 7 milionë: ja detajet e transferimit të

Fillimisht ditëlindja e 22, të premten, më pas ekzaminimet mjekësore për Juventusin, të shtunën. Java e Dusan Vlahovic do të mbyllet bardh e zi, me kusht që tamponi për Covid të jetë negativ. Sa i përket negociatave, në fakt, tani bëhet fjalë për detajet e fundit. Në këto orë po vendosen pikat mbi “i” për kontratën dhe komisionet, mes menaxherit të sulmuesit serb, Darko Ristic dhe drejtuesve të Juventusit.

Synimi është që të jetë në dispozicion të Allegrit menjëherë kur të rifillojë kampionati, kur Juve do të presë Veronën në Allianz Stadium të dielën më 6 shkurt. Nuk do të ketë një stadium plot duke pasur parasysh kufizimet në kapacitetin e impiantit, por pritja është tashmë e ethshme për të parë në veprim atë që mund, ose duhet, duke pasur parasysh investimin, të ndryshojë sezonin e Allegrit dhe të tijve. Sa i përket shifrave të ftohta të operacionit, Vlahovicit do t'i garantohet një pagë neto prej 7 milionë eurosh në vit plus bonuse, shumë larg 800 mijë eurove që i paguante Fiorentina. Një trajtim si top player, në nivelin e Dybalës dhe tashmë mbi Moratan.

Megjithatë, ka ende pak mister për shifrat dhe metodat e marrëveshjes mes Juves dhe Fiorentinës. Për momentin një nga siguritë e pakta janë 67 milionë euro si pikënisje, e cila mund të rritet deri në 75 me bonuset e ndryshme të ofruara. Për zyrtarizimin, duhet pritur edhe pak, por deri të hënën, ditën e mbylljes së merkatos së janarit, Vlahovic do të ketë veshur fanellën e re.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI