Flash

"Nuk është ekip i thjeshtë": Brdaric elozhe Flamurtarit pas ndeshjes, Resuli i pakënaqur me rezultatin

Lapsi.al 26 January 2022
"Nuk është ekip i thjeshtë": Brdaric elozhe Flamurtarit

Akti i parë në Vlorë ka nxjerrë fitues Vllazninë, përballë Flamurtarit. E kuptueshme me diferencat që ekzistojnë mes një skuadre pretendente për titull në Superiore dhe një që militon në Kategorinë e Dytë. E megjithatë, nëse dëgjon Thomas Brdaric dhe sheh edhe rezultatin, nuk ishte fare e lehtë: “Flamurtari nuk është se është një ekip i thjeshtë, kemi dhe ndeshje në fundjavë me Kastriotin. E dinim që përpara ndeshjes që duhet të merrnim maksimumin - shpjegoi tekniku gjerman -. Synimi i parë është vetëm fitorja, më pas dhe lojtarët duhet të tregojnë veten. Synimi i parë është që të kalojmë në raundin tjetër. Ne jemi kampionët në fuqi të Kupës dhe me kohën shkon çdo gjë. Mendoj se e mbajtëm mirë ndeshjen sot, i thash lojtarëve se nuk ka rëndësi se cili shënon. Ka dhe lojtarë që nisin nga stoli se kemi dhe ndeshje të tjera si Kastrioti në fundjavë", tha pas ndeshje Brdariç.

Keqardhje për humbjen, por e pranon me sportivitet Dritan Resuli, trajneri i Flamurtarit, që lë të kuptohet se edhe në kthim kuqezinjtë do të provojnë të bëjnë befasinë: “Luajtëm ndaj një Vllaznie që i dihen vlerat. Patëm shanset tona që nuk mundëm t’i shfrytëzonim, kishim keqardhje për këtë rezultat, por jam i kënaqur për paraqitjen në fushën e blertë. Ne si Flamurtar kemi synim që të ecim sa më shumë në Kupën e Shqipërisë. Ne e dimë mirë që në futboll nuk ka i vjetër dhe i ri, por ka i mirë dhe i dobët. Ne kemi afruar shumë lojtar të ditëlindjes ‘2002 dhe ‘2003, por edhe ata kanë kohën e tyre. Objektivi ynë kryesor është që të shkojmë në Kategorinë Superiore shumë shpejt", e mbylli tekniku.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI