Një zgjedhje më 'konservatore', për shembull, krahasuar me kampionatet e tjera, të Serisë A sa për të marrë një shembull, që e shtyn automatikisht ndeshjen nëse një skuadër ka 35% të lojtarëve pozitivë në një grup me 25 lojtarë, pra nëntë. Sipas Premier League, këto rregulla do të jenë të vlefshme duke filluar nga Burnley-Ëatford më 5 shkurt dhe do të përditësohen javë pas jave sipas evolucionit të situatës pandemike. Të gjitha kërkesat për shtyrje, të bëra nga ekipet për shkak të infeksioneve Covid në skuadër, do të shqyrtohen paraprakisht nga stafi i specializuar i Ligës përpara se Këshilli të marrë një vendim për këtë çështje. Ndërkohë, masat e tjera anti-Covid mbeten të vlefshme, duke përfshirë përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, respektimin e distancimit social, kufizimin e kohës së trajtimit dhe tamponëve.Following a club meeting today, the Premier League's COVID-19 match postponement guidance has been updated to include a COVID-19 impact threshold
— Premier League (@premierleague) January 26, 2022
Full statement: https://t.co/ikcjNUWtpg pic.twitter.com/yJ8J3AuVnP