Flash

"Politika nuk ka vend në futboll": Edoardo Reja del në krah të Dukës në intervistën për Corriere Dello Sport

Lapsi.al 27 January 2022
"Politika nuk ka vend në futboll": Edoardo Reja del në krah

Edoardo Reja është trajneri i kombëtares dhe si i tillë ka të gjithë të drejtën të japë mendimin e tij në situatën e krijuar në futbollin shqiptar. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Shqipëri, kur pranë shtëpisë së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka u vendos një eksploziv ka tronditur jo vetëm botën e futbollit shqiptar, por edhe atë europian. Reagime të shumta ka pasur nga komuniteti i futbollit me drejtues dhe personalitete të njohura të futbollit ndërkombëtar, por edhe nga media prestigjioze ndërkombëtare, që janë solidarizuar me ngjarjen shokuese.

Në lidhje me këtë çështje, gazeta e madhe italiane, “Corriere Dello Sport” ka intervistuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja. Në një prononcim të shkurtër për gazetën prestigjioze italiane, trajneri i Kombëtares shqiptare i shpreh solidaritetin e plotë presidentit Duka, teksa lidhur me ndërhyrjet e fundit të politikës në futboll, ai thekson se politika nuk ka vend në këtë sport. Ai flet edhe për punën që po bën me Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Dua të shpreh solidaritetin tim të plotë për Presidentin Duka. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të shihja një incident të ngjashëm të kësaj natyre, më vjen vërtetë keq për Dukën. Kam dëgjuar rreth disa polemikave në Shqipëri, por mund të them që politika nuk ka vend në futboll. Me Federatën Shqiptare të Futbollit po bëjmë një punë të jashtëzakonshme. Do të ishte mëkat të prishej apo të vihej në diskutim”, – shprehet trajneri Reja për prestigjiozen “Corriere Dello Sport”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI