Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Newcastle e Liverpool synojnë Osimhen: De Laurentiis nuk negocion poshtë 70 milionë eurove

Lapsi.al 27 January 2022
Newcastle e Liverpool synojnë Osimhen: De Laurentiis nuk negocion

Victor Osimhen duket se do të jetë protagonisti absolut i merkatos, duke nisur nga vera e ardhshme. Deri më tani, nigeriani i Napolit ka përjetuar vetëm pjesëza performance si një qendërsulmues i madh, të alternuara me dëmtime pak a shumë të rënda që e kanë kufizuar performancën e tij. Tani që Covid dhe të gjitha problemet janë lënë pas, Victor mund të kthehet të jetë udhëheqës i Napolit për ta rikthyer në Champions League dhe për ta bërë të ëndërrojë diçka edhe më të madhe.

SIRENA NGA PREMIER LEAGUE — Ndërkohë, ndërmjetësit dhe menaxherët janë vënë në lëvizje. Newcastle, një klub që ka pronarë të rinj dhe shumë të fuqishme arabë, pasi dështuan të marrin Dusan Vlahovic, është në kërkim të një qendërsulmuesi rreth të cilit të ndërtojë skuadrën e të ardhmes dhe ka hedhur sytë nga nigeriani i Napolit. Kujtojmë se kur në verën e vitit 2020 të kaltrit mbyllën operacionin me Lille, Liverpool ishte gjithashtu në lojë, por nuk e konsideroi afrikanin gati për një klub elitar të Premier League. Tani vlerësimi mund të jetë ndryshe dhe kjo do të kuptohet verën e ardhshme kur të nisë lëvizja e qendërsulmuesve.

ADL NUK BËN DHURATA — Napoli me siguri nuk do të bëjë ulje dhe do të shqyrtojë ofertat mbi 70 milionë euro. Shifra që mund të mos jenë as të pamundura, veçanërisht nëse Victor do të rikthehet me ritmin me të cilin e nisi sezonin, gjë që do ta çonte në fund me mbi 20 gola në sezon.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI