Flash

Video/ Sarri kundër arbitrit dhe VAR: "Juves një penallti koti, nuk më plas për tifozët bardhezinj"

Lapsi.al 21 November 2021
Video/ Sarri kundër arbitrit dhe VAR: "Juves një penallti koti,

Pas disfatës ndaj Juventusit, Maurizio Sarrit nuk i del e keqja dhe sulmon arbitrin Di Bello. “Penalltia e parë më duket një gabim i qartë i VAR – ngriti tonet trajneri i Lazios –. Kataldi ndërhyn përpara Moratas, i cili më pas përplaset me të gjatë lëvizjes. Është ai që Gasperini e quan ‘penallti koti’, vetëm në Itali e japin”. Më pas në lidhje me ndeshjen: "Kemi luajtur një ndeshje të mirë, disa herë shumë të mirë, por kemi dështuar në dhjetë metrat e fundit - shtoi ai - Mungesa e Immobile? Të kesh një alternativë ndaj dikujt që shënon 35-40 gola në vit është e vështirë. dhe nuk është e lehtë ta gjesh. Ciro zgjat skuadrën kundërshtare dhe krijon hapësira mes linjave në të cilat mund të shkosh të luash".

"Episodi i penalltisë vendosi ndeshjen. Ne luajtëm mirë, duke u shpërbërë vetëm në fund për shkak të dëshirës për të rikuperuar rezultatin - vazhdoi Sarri -. Epërsia territoriale 77% është një fakt i rëndësishëm. Ata fituan si prej Juve: penallti e vockël për avantazhin, Fazë difensive shumë ulët dhe kundërsulm. Është mënyra se si ata kanë fituan ndeshjet dhe kampionatet. Unë më plas fare për tifozët e Juventusit, kam punuar atje, por nuk jam juventin". "Nëse shkon te Var për disa episode, atëherë pse nuk shkon atje edhe për të shtyrën ndaj Pedros? Arbitri është atje dy metra larg dhe Var ka lindur për të korrigjuar gabimet e bujshme - vazhdoi ai - Përtej episodit të penalltisë, arbitrimi nuk më pëlqeu. E lëmë fare më mirë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI