Flash

Video/ Dy penallti fundosin Lazion: Strakosha në pankinë pa gafën e Reinas në fitoren e Juventusit

Lapsi.al 20 November 2021
Video/ Dy penallti fundosin Lazion: Strakosha në pankinë pa gafën

Juventus nuk heq dorë dhe mbetet në vazhdën e luftës për një vend në Champions League. Në javën e 13 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti Lazion me rezultatin 0-2 dhe arrin bardhekaltrit në renditje me 21 pikë. Në Olimpico ishin të besuarit e Sarrit ata që bënë ndeshjen, por Juventus u mbrojt mirë dhe mori tre pikë shumë të rënda falë kundërsulmeve dhe një penallti për pjesë lojë të realizuara nga Bonucci (23 'dhe 83').

Immobile u emocionua nga koreografia që Olimpico i kushtoi, por nuk ishte mes të grumbulluarve dhe skuadra kryeqytetase e ndjeu. Përballja e drejtpërdrejtë mes Sarri dhe Allegrit përfundon me fitoren e tretë jashtë fushe të Juventusit në kampionat, pas Spezias dhe derbit: në Olimpico bardhezinjtë mposhtën Lazion 2-0, me protagonist Bonuccin që mundi Reinën dy herë nga pika e bardhë e penalltisë. Spanjolli vazhdon të preferohet para Strakoshës, por gafa e tij në ndërhyrjen ndaj Chiesa, vulosi një ndeshje të cilën Lazio po mundohej ta drejtonte. Me këtë fitore Juventus barazon Lazion në renditje, duke mbërritur në vendin e pestë të renditjes e duke u vënë në ndjekje të një vendi në Champions. Pavarësisht se çfarë do të bëjë Interi, distanca nga vendi i katërt (25 pikët e Atalantës që tashmë ka luajtur ndeshjen e saj) është katër pikë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI