Flash

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Conte rrëfehet nga Londra për Italinë: "Inter kryevepra ime, nuk mendoja se do të largohesha"

Lapsi.al 20 November 2021
Conte rrëfehet nga Londra për Italinë: "Inter kryevepra ime,

E tashmja përfaqëson një sfidë të madhe, më e vështira e karrierës së tij. E kaluara e afërt, kryevepra e tij profesionale. Në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, Antonio Conte ka folur për objektivat që i vuri vetes me ardhjen e tij në pankinën e Tottenhamit, por mbi të gjitha i rikthehet përvojës fituese te Inter dhe arsyet e lamtumirës së tij me klubin zikaltër: "Periudha dyvjeçare me Interin e shpërblyer me një titull, natyra e jashtëzakonshme e të cilit do të kuptohet më mirë me kalimin e kohës për shkak të punës së bërë në vetëm dy vjet për ta fituar atë, duke thyer hegjemoninë e Juventusit, kishte lënë shumë toksina për tu hequr. Një punë gjithëpërfshirëse dhe shumë e vështirë, që kulmoi me gëzimin për rezultatin e arritur, por edhe me zhgënjimin e madh për ndryshimin e programeve dhe këndvështrimeve që çuan në ndarje”.

Një rrëfim i gjatë në të cilin Conte shpjegoi arsyet pse zgjodhi Tottenhamin, duke analizuar diferencat mes Premier (taktike, fizike, teknike) dhe Serie A. Por edhe një vështrim analitik ndaj kampionatit italian, duke parashikuar një garë trepalëshe Napoli, Milan dhe Inter deri në fund, duke e mbyllur, si ish-trajner, me kombëtaren e të kaltërve të impenjuar në pranverë me play off-in e botërorit. Për Conten, Italia do t'ia dalë, duhet ta bëjë, por duhet të ketë kujdes Portugalinë, kundërshtarin absolutisht për t'u shmangur: një ekip i fortë dhe teknik që nuk ka vetëm Cristiano Ronaldon. Një nënvizim, jo rastësisht, në forcën e kolektivit, i cili ka qenë gjithmonë pikëmbështetja e mendimit të futbollit të Contes.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI