Flash

Raiola ironizon Milanin: "Nuk e çova unë Donnarumman te Psg, nuk jam taksist"

Lapsi.al 18 November 2021
Raiola ironizon Milanin: "Nuk e çova unë Donnarumman te Psg,

"Nuk e çova unë Donnarumman te PSG, nuk jam shofer taksie". Mino Raiola, menaxheri i portierit të PSG-së, është rikthyer të komentojë ngjarjet e klientit të tij, pas shqetësimit të deklaruar publikisht nga ish-lojtari i Milanit për pankinën që po kalon në Paris: "Unë merrem me interesin e lojtarëve të mi - tha Raiola -, nuk pendohem për asgjë. Nuk mendoj se është i trazuar nga situata me Navasin, por në çdo rast nuk më vjen keq. Është një fazë e re."

Muajt e parë të Donnarummas në Francë nuk ishin aspak emocionuese, pavarësisht penalltisë vendimtare të pritur në Champions League në paraqitjen e tij të dytë në kompeticion. Alternimi me Keylor Navas është i vazhdueshëm, por për momentin Pochettino nuk e sheh atë si titullar të përhershëm: "Nuk është një fazë e veçantë - komentoi Raiola për këtë - por është një fazë e re. Nuk ka probleme. Nuk largova askënd nga Milani, unë nuk jam taksist, por shoh interesat e lojtarëve të mi".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI