Flash

Helmi i zhabës meksikane "transformoi" Mike Tyson: "Pothuaj vdiqa kur e provova për herë të parë"

Lapsi.al 18 November 2021
Helmi i zhabës meksikane "transformoi" Mike Tyson: "Pothuaj

Mike Tyson rrëfen se prej disa kohësh po ndihet shumë më mirë: “Jam më kreativ, mund të përqendrohem, jam më i pranishëm si biznesmen dhe sipërmarrës”. Merita? Pasi ka pirë helmin e 'Bufo alvarius', një amfib nga Meksika i njohur gjithashtu si zhaba e shkretëtirës së Sonoras (mes Shteteve të Bashkuara jugperëndimore dhe Meksikës veriore), vendi ku amfibi jeton. “E provova katër vite më parë si sfidë dhe isha si “i vdekur” në udhëtimin tim të parë”, tha ish-boksieri për Neë York Post.

"Zhaba më mësoi se nuk do të jem këtu përgjithmonë, të gjithë kemi një datë skadence. Në ato kohë isha një relikt, kundërshtari im më i fortë isha pikërisht unë dhe kisha vetëbesim të ulët. Zhaba të heq egon, të ndihmon për të arritur potencialin maksimal. Njerëzit e shohin se si kam ndryshuar që atëherë”, thotë Iron Mike.

55-vjeçari thotë se ka pirë 53 herë helmin e zhabës deri më tani, dhe ka ndodhur ta ketë bërë tre herë në të njëjtën ditë. Që nga hera e parë, ish-boksieri ka humbur 45 kg në tre muaj, rifilloi boksin dhe u rikthye në kontakt me familjen e tij. Ai tani ka një vend për rritjen e amfibëve në fermën e tij në Desert Hot Springs, Kaliforninë Jugore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI