Flash

UEFA nuk e fal ndërhyrjen vrastare ndaj Firminos: konfirmohen dy ndeshjet pezullim për Griezmann

Lapsi.al 17 November 2021
UEFA nuk e fal ndërhyrjen vrastare ndaj Firminos: konfirmohen dy ndeshjet

UEFA ka konfirmuar pezullimin me dy ndeshje për Antoine Griezmann dhe për këtë arsye sulmuesi i Atletico Madrid do të mungojë në ndeshjen e Ëanda Metropolitano kundër Milanit. Francezi duhet të paguajë kështu për ndërhyrjen vrasëtare kundër Firminos në javën e tretë të Champions League kundër Liverpool. Sikur të mos mjaftojë, Simeone duhet të bëjë edhe pa Felipe, i cili do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në Anfield.

Në atë ndeshje në fakt Griezmann ishte ekzaltuar me një dygolësh përballë Liverpool. Në minutën e 20′ dhe më pas në të 34′, sulmuesi fiksoi një dygolësh që barazoi provizorisht rezultatin. Francezi pastaj u bë protagonist në të mirë e të keq, sepse në minutën e 52 u ndëshku me karton të kuq të drejtpërdrejtë, duke lënë Colchoneros me 10 lojtarë. Takat e ngritura në fytyrën e brazilianit Firmino ishin një cmenduri që arbitri nuk mund ta anashkalonte dhe madje edhe UEFA gjithashtu.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI