Flash

Mihajlovic "qytetar nderi" i Bolonjës: "Çmim i dedikuar të gjithë qytetit, që më qendroi pranë"

Lapsi.al 17 November 2021
Mihajlovic "qytetar nderi" i Bolonjës: "Çmim i

Komuna e Bolonjës i ka dhënë vlerësimin qytetar nderi Sinisha Mihajlovicit. Ceremonia u zhvillua në dhomën e këshillit. “Këtë çmim ia dedikoj me zemër të gjithë qytetit të Bolonjës”, ka komentuar trajneri kuqeblu. “Për bolonjezët, sportivë dhe jo sportivë, për tifozët dhe jo-tifozët e Bolonjës, sepse afërsia e tyre, veçanërisht në atë moment, ishte shumë e ndjeshme dhe ishte aq e fortë – shtoi ai duke iu referuar leucemisë që e goditi pak kohë më parë –, saqë më jepte gjithmonë forcën për të përballuar ditët e vështira që kalova. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra”.

Bolonja është plot me njerëz të sjellshëm, mikpritës, ndihmues dhe të këndshëm. A mund të them që më kujton shumë vendin tim? Thonë se serbët janë të këqij, por nuk është kështu”, tha Miha. Në ceremoni, përveç bashkëshortes së tij Arianna, ishin edhe Gianni Morandi, miku i ish-futbollistit, kryetari i bashkisë së Bolonjës Matteo Lepore, presidenti i Rajonit Emilia Romagna Stefano Bonaccini dhe këshilltarët Li Calzi dhe Bugani.

Pas shpjegimit të arsyeve të lexuara nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Manca, ishin Bonaccini dhe Lepore ata që vlerësuan guximin e trajnerit kuqeblu në përballjen me sëmundjen. Mihajlovic u shpreh i prekur dhe i nderuar për marrjen e kësaj mirënjohjeje, veçanërisht që mundi ta ndante atë me personalitete të shquara si Vedi dhe Carducci. Në fund, ai vlerësoi stafin mjekësor dhe shëndetësor të spitalit Sant'Orsola për kujdesin e ofruar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI