Flash

Nedved tregon strategjitë e të ardhmes: "Erdhi momenti për të rinuar organikën"

Lapsi.al 17 November 2021
Nedved tregon strategjitë e të ardhmes: "Erdhi momenti për

"Ne kemi fituar për shumë vite dhe ishte koha për të rinovuar skuadrën, me përzierjen e duhur të lojtarëve me përvojë si Buffon, Chiellini dhe Bonucci me lojtarë të rinj si Chiesa dhe De Ligt. Ne u përpoqëm të realizonim të tashmen dhe të ardhmen e klubit, me synimin për të qenë konkurrues në Itali dhe në Evropë. Për të vazhduar të fitojmë”. Kështu deklaroi Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Juventusit, në konferencën për shtyp për prezantimin e 'All or Nothing - Juventus', një dokumentar që do të transmetohet në Amazon Prime Video me fokus në sezonin 2020/21 të bardhezinjve.

"Juventus ka lindur për të fituar, ata planifikojnë të ardhmen me të rinjtë që janë motori për të na bërë të fitojmë në të ardhmen. Ne mendojmë edhe për të tashmen, sepse është e rëndësishme ta ndërtosh me të rinj", shtoi Nedved i cili më pas foli për serialin TV që ka të bëjë me klubin bardhezi: "Nuk është e lehtë të përshkruash një sezon të plotë futbolli, është gjithmonë plot emocione. Është e mrekullueshme të përjetosh marrëdhëniet mes drejtuesve dhe lojtarëve, marrëdhëniet me stafin teknik. Këto janë emocione që të çojnë në produktin final që janë ndeshjet. Kemi arritur shumë fitore, por edhe shumë humbje. Ishte bukur të përballeshim me problemet e një sezoni në të cilin fituam dy trofe nga katër, me një trajner debutues si Pirlo dhe me Cristiano Ronaldon në ekip”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI