Flash

Xhaka i jep lamtumirën kombëtares, Duka i përgjigjet: "E jona, një histori lufte, përpjekjesh, triumfi dhe vuajtjesh"

Lapsi.al 16 November 2021
Xhaka i jep lamtumirën kombëtares, Duka i përgjigjet: "E
"Vendimi më i vështirë për tu marrë" shkroi Taulant Xhaka për të lajmëruar publikisht lamtumirën nga përfaqësuesja e Shqipërisë, me të cilën ka ndarë beteja e sfida të panumërta, por që në fund humbën mes kontradiktave e pakënaqësive, duke bërë që mesfushori i Basel të mos ishte më pjesë e kuqezinjve. Diku për refuzimin e tij, si sqaron Reja, e diku për zgjedhje teknike të trajnerit, por mes kombëtares dhe Xhakës u krijua një hendek, që vështirë të gjendet se kush e gërmoi më shumë. Me një postim në rrjetin social ‘Instagram’ Xhaka ka falënderuar të gjithë tifozët për këtë eksperiencë fantastike, duke e justifikuar zgjedhjen e tij me faktin se "është koha që t’i japë mundësi brezit të ri". Krenar që mbajti veshur fanellën e kombëtares, një ëndërr e bërë realitet, Xhaka falënderoi të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar, FSHF-në si dhe të gjithë dashamirësit e futbollit, duke e konsideruar momentin kulmor "kualifikimin e Shqipërisë në Europian".
Tani, përgjigja ka ardhur nga presidenti i Federatës Armand Duka, që me një postim në Facebook i është përgjigjur mesfushorit, duke i kujtuar se ajo mes tij e kombëtares është "një histori lufte, përpjekjesh, triumfi dhe vuajtjesh. Një histori njerëzore në të gjitha dimensionet e saj". Vlerësimi për lojtarin, ikonik në ngjarjet e Beogradit, është ai më i madhi: "Ti ke qenë një motor për ekipin, një luftëtar i vërtetë, një djalë i përkryer (në fakt, do vazhdosh të jesh por jo më si lojtar). Për fat të keq, për këtë rol, nuk e kemi një zëvendësues".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI