Flash

Video/ Betejë ligjore në F1 mes Mercedes e Red Bull: zbulohen imazhe që evidentojnë fajin e Verstappen

Lapsi.al 16 November 2021
Video/ Betejë ligjore në F1 mes Mercedes e Red Bull: zbulohen imazhe
Mercedes kalon në kundërsulm dhe përgatitet të bëjë betejë me Red Bull edhe jashtë piste. Skuderia e Brackley në fakt ka vendosur të apelojë për të drejtën e rishikimit (neni 14.1.1 i rregullores) në lidhje me duelin mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen që u zhvillua gjatë GP të Brazilit. Në qendër të gjithçkaje është parakalimi rrotë më rrotë aq i diskutueshëm në fillim të xhiros 48: holandezi dukej se kishte zgjeruar trajektoren e tij në kthesën 4 për të shtyrë rivalin e tij jashtë piste dhe për të penguar përpjekjen e tij për parakalim, por komisarët e garës kanë vendosur që të mos ndërhyjnë me ndonjë sanksion gjatë garës. Të martën, megjithatë, F1 bëri të disponueshme imazhe të reja që, sipas Mercedes, nxjerrin në pah fajet e holandezit. Në një Botëror të destinuar për t'u vendosur në frymën e fundit, ku çdo pikë do të ketë rëndësi, skuadra anglo-gjermane zgjedh të luajë edhe këtë kartë, si për tiu përgjigjur penalizimit të aplikuar ndaj Hamilton për parregullsinë e konstatuar në hapjen e krahut të pasëm dhe të sjellë në vëmendjen e komisarëve pikërisht nga Red Bull. Më pas Leëis fitoi njësoj garën, por gjatë fundjavës së Interlagos nuk munguan përplasjet, veçanërisht mes dy drejtuesve të ekipit Toto Wolff dhe Chris Horner. Me pak fjalë, ka një luftë të hapur mes dy skuderive dhe sfida tani spostohet në Katar, në pritje të rezultatit të apelit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI