Flash

"I tmerrshmi" Mendy: dy akuza të reja për mbrojtësin e Manchester City, tani për përdhunim bëhen gjashtë

Lapsi.al 16 November 2021
"I tmerrshmi" Mendy: dy akuza të reja për mbrojtësin e

Telashe pafund për Benjamin Mendy. Futbollisti i Manchester City, i burgosur në pritje të gjyqit më 24 janar 2022, u akuzua sot për dy përdhunime të tjera, pasi një grua tjetër denoncoi se futbollisti e kishte sulmuar. Në total, janë bërë 6 akuzat për përdhunim dhe një për agresion seksual. Mendy, së bashku me Louis Saha Matturie, i akuzuari tjetër, do të duhet të dalin nesër në gjykatë.

Futbollisti francez, i arrestuar më 26 gusht, deri në daljen e akuzave të reja sot, dyshohej se kishte kryer dhunë seksuale në janar 2021 dhe katër përdhunime, tre ndaj të njëjtës grua në tetor 2020 dhe një kundër një të minorene në gusht 2021. Këto implikime të reja mund të çojnë në një shtyrje të procesit të caktuar për në janar. Mendy u pezullua menjëherë nga Manchester City pasi filloi hetimi nga policia lokale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI