Flash

Skandal në futbollin e femrave, akuza e pabesueshme e Jordanisë: "Portieri i Iranit është... burrë"

Lapsi.al 16 November 2021
Skandal në futbollin e femrave, akuza e pabesueshme e Jordanisë:

Federata e Futbollit të Jordanisë ka paraqitur zyrtarisht një ankesë pas humbjes së kombëtares së tyre të femrave më 25 shtator kundër Iranit, e cila i kushtoi kualifikimin në Kupën e ardhshme të Azisë. Në atë rast, portierja iraniane Zohreh Koudaei kishte qenë vendimtare duke pritur dy penallti dhe është pikërisht ajo në shënjestër të Jordanisë, që kërkon të verifikojë identitetin e saj gjinor, duke vënë në dyshim nëse ajo është vërtet femër.

Kërkesa zyrtare është bërë e ditur në Tëitter nga ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, Princi Ali Bin Al Hussein i Jordanisë, shoqëruar me mesazhin e mëposhtëm: “Nëse është e vërtetë, është një problem shumë serioz”. Në dokumentin, bashkëngjitur tëeet-it, shkruhet: "Ne kërkojmë verifikimin e identitetit gjinor të një lojtareje të kombëtares iraniane. Ne e dimë se sipas nenit 47 të rregullores së Kupës së Azisë për femra, verifikimi i identitetit gjinor nuk është i detyrueshëm për pjesëmarrjen e lojtareve, por në çdo rast neni i AFC-së lejon të hetohen nëse ka dyshime për vërtetësinë e një sportisti. Duke marrë parasysh provat e ofruara nga ne dhe rëndësinë e ndeshjes, kërkojmë një hetim nga ana e mjekëve të pavarur”.

Koudaei edhe në të kaluarën i është dashur të mbrohej nga të njëjtat akuza, me reagimet e besuara në gazetat iraniane. Trajnerja e përfaqësueses së Republikës Islamike Maryam Irandoost ka komentuar: “Cështja për gjininë e portieres është vetëm një justifikim për të mos pranuar humbjen e pësuar kundër grave iraniane”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI