Flash

De Bruyne habit me rrëfimin e tij për Guardiolan: “Ndonjëherë harron formacionin, nuk e dimë kush luan”

Lapsi.al 15 November 2021
De Bruyne habit me rrëfimin e tij për Guardiolan:

Kevin De Bruyne, mesfushori i Manchester City dhe Belgjikës, i ka befasuar të gjithë më rrëfimin e tij në lidhje me disa veçori të marrëdhënies mes Pep Guardiolës dhe skuadrën e tij. Kampioni belg ka zbuluar për podcast-in MIDMID, disa histori interesante për teknikun katalanas dhe mënyrën e tij të sjelljes me Citizens para ndeshjeve.

"Ne gjithmonë bëjmë një takim para ndeshjes dhe Guardiola na thotë 'do të bëjmë këtë dhe atë. Forca, le të shkojmë'", filloi të tregonte De Bruyne. "Por ndonjëherë na duhet ta pyesim se kush luan në fushë. "Hej Pep, po kush do të zbresë në fushë?", i themi herë pas here. Po, sepse ndodh që i kapur nga dëshira për të luajtur ndeshjen harron të na thotë formacionin titullar. Ai është i tillë. Filozofia e tij është e rëndësishme. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, por dëshiron ta bëjë me idetë e tij. Ai preferon më mirë të humbasë sesa të luajë dhe të fitojë me taktika të tjera si kundërsulmi. Ai e adhuron futbollin ofensiv".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI