Flash

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Deputeti belg: Shqipëria në BE, jo në kurriz të sundimit të ligjit

Një muaj protestash në Shqipëri ka shkuar përtej turizmit. Është bërë një provë nëse Brukseli i mban vendet kandidate sipas vlerave evropiane dhe jo vetëm sipas listave teknike të kontrollit. Ligjvënësi belg Michel De Maegd i tha “EU Perspectives” se rruga e Tiranës drejt BE-së nuk mund të vijë në kurriz të sundimit të ligjit.

22:12

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

21:56

Arrestohet një polic në Dibër

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer ve...

21:29

Video/ Tronditet Portugalia, Serbia çon Ronaldon në playoff: Spanje e Kroacia në Katar, Kosova barazon në Greqi

Lapsi.al 14 November 2021
Video/ Tronditet Portugalia, Serbia çon Ronaldon në playoff: Spanje

Humbje shokuese e Portugalisë, të mposhtur në shtëpi nga Serbia që e bën CR7 t'i duhet të përballet me play-off-in për të shkuar në Katar: serbët festojnë për 2-1 e arritur në minutën e 90-të dhe shkojnë në Kupën e Botës. Kroacia gjithashtu rrëmben kualifikimin falë fitores 1-0 kundër Rusisë: një autogol i Kudryashov i lejon nënkampionët e botës të kalojnë rusët. Spanja thyen me një gol Suedinë dhe mban vendin e parë, ndërsa Maqedonia e Veriut arrin në play-off, duke fituar 3-1 ndaj Islandës.

GRUPI A

Rënie e pabesueshme në shtëpi e Portugalisë së Cristiano Ronaldos, e cila më pas do të duhet të përballet me play-off-in për të tentuar të arrijë Katarin. Në vend të kësaj, Serbia do të shkojë direkt në Kupën e Botës, e aftë të befasojë çuditërisht luzitanianët në Lisbonë me 2-1 e arritur në frymën e fundit. Vlahovic dhe shokët e tij përmbysën rezultatin pasi e panë veten në disavantazh në golin e Renato Sanches. U duk një ndeshje e thjeshtë për vendasit, por në minutën e 33-të Tadiç rivendosi barazinë. Në atë moment Portugalia mendoi të kënaqet me barazimin që do të thoshte kualifikim, falë golavarazhit më të mirë, por pikërisht në minutën e 90-të erdhi goli i bujshëm i Mitrovicit që dërgon në ferr CR7 dhe në parajsë kombëtaren e Stojkovic. Në ndeshjen tjetër të grupit, pa asnjë rëndësi për kualifikimin botëror, përfundon 0-3 mes Luksemburgut dhe Irlandës.

GRUPI B

Spanja fluturon për në Katar: falë 1-0 në Sevilje ndaj Suedisë, La Roja rrëmben kalimin për në Botërorin 2022. Barazim 1-1 ndërkohë në Greqi për Kosovën, në ndeshjen e parë kompetitive të teknikut të ri Primoz Gliha. Masuras shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, por helenët u arritën nga goli i Rrahmanit, 14 minuta nga fundi. Dardanët mbeten të fundit me 5 pikë, ndërsa Greqia qendron pas dyshes së kreut që u përplas në Sevilje. Pas një ndeshjeje në të cilën skuadra e Luis Enrique dominoi në zotërimin e topit dhe në të cilën skandinavët ishin afër golit dy herë me Forsberg, ishte Alvaro Morata, i cili hyri në minutën e 59-të, që shënoi golin vendimtar në minutën e 86-të. Skuadra e Andersson mbyll grupin B në vendin e dytë dhe duhet të kënaqet me play-off-in.

GRUPI H

Është Kroacia ajo që renditet e para në grupin H dhe për këtë arsye kualifikohet drejtpërdrejt në Kupën e Botës 2022 në Katar. Fitorja 1-0 në shtëpi ndaj Rusisë i mjaftoi kombëtares së Dalic që të kalojë rusët në renditje (23 pikë me 22) dhe kështu të detyrojë kombëtaren e Karpin të kalojë në play-off. Në Split, Kroacia duhet të fitonte me cdo kusht dhe u spostua përpara që në minutën e parë, por Rusia u mbrojt shumë mirë dhe i la fare pak shanse kundërshtarëve. Muri rus nuk po shembej dhe trajneri kroat, në pjesën e dytë, i bashkoi edhe Kramaricit edhe Livaja, ndërsa Modric tentonte të shpikte dicka pas shpinës së tyre. Trajneri rus u përgjigj duke hequr tridhëmbëshin për të forcuar mesfushën dhe mbrojtjen: u duk lëvizja fituese, por në minutën e 82 Kudryashov tradhtoi skuadrën e tij duke shënuar një autogol që i dhuroi nënkampionëve të botës kalimin për në Katar. Befasi e pabesueshme për Rusinë. Në ndeshjet e tjera të grupit, pa vlerë për renditjen, Sllovakia fitoi 6-0 në Maltë dhe Sllovenia 2-1 ndaj Qipros.

GRUPI J

Me Gjermaninë tashmë të kualifikuar dhe fituese 4-1 në shtëpinë e Armenisë (Havertz, dygolësh i Gundogan dhe Hofmann për gjermanët, goli i flamurit i Mkhitaryan me penallti), në Grupin J është një luftë për vendin e dytë që vlen playoff-in: është Maqedonia e Veriut ajo që ia del falë fitores 3-1 ndaj Islandës, ndërsa fitorja 2-0 ndaj Lihtenshtajnit është e kotë për Rumaninë. Maqedonasit, të cilët kështu mbyllin grupin me 18 pikë, paraprijnë me një distancë rumunët të cilët përkundrazi përshëndesin të gjitha shpresat për të shkuar në Botëror. Në Shkup, Alioski i kaloi miqtë përpara në fillim të ndeshjes, më pas Var ia mohoi dyfishimin Khrlinov, ndërsa Thorsteinsson barazoi për Islandën në fillim të pjesës së dytë. Duket si befasi për Maqedoninë, por Elmas shënoi dygolëshin mes 65' dhe 87', duke i mundësuar kombëtares së Milevskit të ëndërrojë Kupën e Botës përmes play-off-it. Suksesi i Maqedonisë e bën të padobishëm suksesin e Rumanisë në Lihtenshtajn: golat e Man dhe Bancu vetëm iluzionuan miqtë, të cilët mbeten një pikë prapa dhe humbasin kalimin e mundshëm për në Katar.

UEFA Qualification: 1st Round: Group A World Cup

Luxembourg 0-3 Republic of Ireland

Portugal 1-2 Serbia

UEFA Qualification: 1st Round: Group B World Cup

Greece 1-1 Kosovo

Spain 1-0 Sweden

UEFA Qualification: 1st Round: Group H World Cup

Croatia 1-0 Russia

Malta 0-6 Slovakia

Slovenia 2-1 Cyprus

UEFA Qualification: 1st Round: Group J World Cup

Armenia 1-4 Germany

Liechtenstein 0-2 Romania

North Macedonia 3-1 Iceland

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI