Flash

Video/ Gara e fundit e Rossi në MotoGP: shikoni çfarë bëjnë pilotët e tjerë për ta nderuar dhe festa në bokse

Lapsi.al 14 November 2021
Video/ Gara e fundit e Rossi në MotoGP: shikoni çfarë
Menjëherë sapo kaloi vijën e finishit të garës së tij të fundit në MotoGP, Valentino Rossi u ndal nën kurbën e verdhë të Valencias për të përshëndetur fansat e tij. E pikërisht aty ai gjeti edhe të gjithë pilotët e tjerë, që e prisnin dhe donin ta përqafonin para se ta shihnin të largohej drejt aventurave të reja, tashmë, me katër rrota. Më pas, pesarezi, i mallëngjyer, përshkoi xhiron e kthimit në bokse mes fishekzjarreve dhe tymueseve, duke përshëndetur në mënyrë metaforike të gjithë të apasionuarit pas motorëve, me "Faleminderit" e tij të dukshme në pjesën e pasme të kostumit. Në bokse një det me njerëz e prisnin, përpara se ta merrnin në krahë në triumf. Siç kishte kërkuar në prag, Valentino Rossi ka përjetuar një pasdite feste dhe jo trishtimi në fund të karrierës së tij në MotoGP. Në fund të garës, Doktori u kthye në garazhin e ekipit të tij dhe këtu filloi një festë e madhe me kore, të qeshura dhe vallëzime të shfrenuara.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI