Flash

"Conte nuk më ka telefonuar akoma": De Vrij i bën presion Interit me Tottenham

Lapsi.al 14 November 2021
"Conte nuk më ka telefonuar akoma": De Vrij i bën presion

Me ardhjen e Antonio Contes në pankinën e Tottenham, merkato e transferimeve është rikthyer në modë edhe jashtë sezonit. Mes emrave të shumtë të afruar me Spurs ditët e fundit është edhe ai i Stefan de Vrij, i cili megjithatë nga grumbullimi me Hollandën ka hedhur poshtë çdo thashethem për transferimin e tij të mundshëm në Angli: “I mohoj këto zëra, nuk di asgjë fare - tha mbrojtësi holandez në Ziggo Sport - Lidhja me Tottenhamin është për shkak të ardhjes në pankinë të Antonio Contes, i cili më ka stërvitur në Milano. Por ende nuk më ka telefonuar".

“Jam i fokusuar te kombëtarja, ky është prioriteti im për momentin, pastaj do të mendoj për Interin. Sigurisht që nuk do të mendoj për Tottenhamin”, shtoi De Vrij, i cili hedh poshtë fjalët për një transferim të sigurtë, duke mbetur i fokusuar vetëm te ndeshja kundër Norvegjisë të martën në mbrëmje, që vendos shumë për Tulipanët.

De Vrij, i lindur në vitin 1992, mbërriti me parametër zero nga Lazio në verën e vitit 2018 dhe ka një kontratë deri në qershor 2023 me një pagë neto prej 3.8 milionë euro në vit. Disa muaj më parë, Interi dhe menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, kishin nisur të diskutonin për zgjatjen e marrëveshjes, por më pas negociatat u ndërprenë: stafi i lojtarit kërkoi një shifër afër 6 milionë euro neto në sezon, një kërkesë që Interi e konsideron shumë të lartë. Në këtë ngërç mund të ndërhyjë edhe Tottenhami, e ndoshta Conte do të bëjë telefonatën që nuk e ka bërë ende...

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI