Flash

Mbërriti në stërvitje me 3 minuta vonesë: Xavi bën shembull Dembele

Lapsi.al 13 November 2021
Mbërriti në stërvitje me 3 minuta vonesë: Xavi bën

Dembele sic duket nuk e kishte kuptuar se te Barcelona dicka ka ndryshuar me ardhjen e Xavit në pankinë. Jo vetëm zërat për një kontratë të lidhur me prezencat në fushë, për rinovimin me sulmuesin francez, por tani edhe diktati që ish-mesfushori kërkon të vendosë në Kamp Nou për të mos e lënë situatën ti dalë nga kontrolli, duke qenë se klubi është në një pozitë delikate, edhe financiare.

Kështu, nuk e kishte menduar kurrë Ousmane Dembele se tre minuta vonesë do ti jepnin gjobën e parë të epokës Xavi. Trajneri i ri i Barcelonës vendosi të gjobisë anësorin francez për sjellje të pahijshme. E gjitha, sepse lojtari mbërriti në terrenin e stërvitjes me tre minuta vonesë. Më parë, trajneri i ri katalanas ka lajmëruar një sërë rregullash të reja, për shembull duke i detyruar futbollistët të vijnë në stadium deri në një orë e gjysmë para stërvitjes.

E pakuptueshme një neglizhencë e tillë e Dembele, në kohën kur Xavi është i vetmi që insiston në rinovimin e kontratës së sulmuesit. Sipas gazetës katalanase “Sport”, klubi do t'i propozojë francezit një marrëveshje të stilit Alemany. Emrin e ka marrë nga drejtori teknik i blaugranave, e që e ka përdorur këtë metodë si në kohën kur ishte në krye të Mallorcas, ashtu dhe të Valencias. Ideja është të ulet tarifa fikse e Dembeles, por në të njëjtën kohë të sigurohet që me një numër të mirë aktivizimesh paga të jetë po ajo.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI