Flash

Video/ Turpërim total në Wembley: Shqipëria pësoi 5-0 pa bërë ende pis fanellat e bardha

Lapsi.al 12 November 2021
Video/ Turpërim total në Wembley: Shqipëria pësoi 5-0 pa

5-0, një rezultat që kthen në memorie atë përballje të 26 prillit 1989, në vizitën e parë në Wembley. Edhe këtë herë, ndonëse karikimi ishte i lartë e pretendimi ishte për të luajtur si të barabartë, pësuam një shuplakë të vështirë për tu gëlltitur, duke i dhënë lamtumirën edhe vendin e dytë, tani matematikisht. Skuadra e Edoardo Rejas, u shkatërrua turpshëm në një pjesë loje, duke pësuar 5 gola ende pa bërë pis fanellat e bardha me të cilën kishin zbritur në stadiumin mitik.

Gjithçka e bërë keq që në momentet e para, me golin e parë të pësuar në minutën e 6 e pastaj rregullisht duke nxjerrë topin nga rrjeta mesatarisht cdo 7 minuta, e duke pësuar një nga humbjet më të rënda në histori e atë absolutisht më të rëndën nën drejtimin e Rejas. Gabime individuale, si në pësimin e golit të parë, ku Uzuni duhet të mbulonte një lojtar gati dyfishin e staturës së tij. Pastaj aftësitë me kokë të Maguire dihen, tregolëshi i Harry Kane nuk është një cudi, por treguesi më flagrant i një performance difensive skandaloze ishte goli i Henderson, ai i 3-0, kur mesfushori shkatërrues bëri driblime mes fanellave të bardha si të ishte Messi, ndërkohë që shënoi golin e dytë në karrierë në 68 ndeshje me Anglinë.

Një tentativë presingu lart, që i la anglezëve autostrada të lira që nuk mund të mos shfrytëzoheshin. Një guxim i tepruar për të luajtur i hapur e kur për më tepër, në të vetmin rast të pjesës së parë që mund të shënonim me ndeshjen ende 1-0 për vendasit, Uzuni, i vetëm me portierin, nuk shënon një nga ata raste që janë nga më komodet për sulmuesit.

Ndoshta edhe problemet para dhe gjatë ndeshjes kanë patur ndikimin e tyre: pa Gjimshitin e Abrashin, kuqezinjtë humbën Baren në minutën e pestë, duke pësuar golin e parë me 10 lojtarë, ndërsa zëvendësimi i dytë i detyruar ishte ai i Kumbullës. Por asgjë nuk justifikon një goleadë të tillë, që nxjerr nga objektivi vendi i dytë Shqipërinë. Tani me 15 pikë, mbetet vetëm për tu ruajtur nga presingu i Hungarisë, që ndeshjen e fundit duhet të shkojë në Varshavë të ndeshet me Poloninë, që siguroi playoff, ndërsa Reja duhet të gjejë mënyrën për të motivuar të tijtë të mundin Andorran në Tiranë, për të kapur 18 pikët e rekordit.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI