Flash

"Fytyra" e Domenica Sportiva e 90° Minuto ndahet nga jeta: Giampiero Galeazzi vuante nga një formë e rëndë e diabetit

Lapsi.al 12 November 2021
"Fytyra" e Domenica Sportiva e 90° Minuto ndahet nga jeta:

Bota e sportit dhe e gazetarisë sportive italiane është në zi për ndarjen nga jeta të Giampiero Galezzit. Ish-komentatori legjendar i RAI ishte 75 vjeç dhe kishte kohë që po luftonte me një formë të rëndë diabeti. Galeazzi, i njohur me pseudonimin miqësor "Bisteccone", i dhënë nga kolegu gazetar Gilberto Evangelisti, lindi në Romë më 18 maj 1946 dhe ishte një profesionist në sportin e kanotazhit, ashtu si babai i tij, duke fituar edhe dy medalje të arta në kampionatin absolut italian në vitin 1967 dhe në vitin 1968.

Fytyra e Domenica Sportiva dhe 90° Minuto, fama e tij, si edhe dashuria e italianëve ndaj tij, lidhet mbi të gjitha me historinë e bëmave të kanotazhit italian, veçanërisht në Lojërat Olimpike, të cilat ai i rrëfeu me entuziazmin e tij të paimitueshëm për 6 edicione radhazi, nga Los Angeles 1984 deri në Athinë 2004.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI