Flash

Video/ “Gjithmonë ka një herë të parë”: Reja e Shqipëria kërkojnë sonte ‘mrekullinë’ në Wembley

Lapsi.al 12 November 2021
Video/ “Gjithmonë ka një herë të parë”:

Një ndeshje për tu fituar, por një ndeshje nga ato që duken si një mission i pamundur: Shqipëria zbret sot në Wembley me dëshirën për të mbajtur gjallë ëndërrën kualifikim e me shqetësimin se përballë do të kenë një kombëtare të madhe, me emra që krijojnë drojë e në një stadium ku është shkruar historia e futbollit. Anglia është kryesuesja e pamundur e grupit I, por pavarësisht kësaj kuqezinjve i duhet një fitore, që Reja do të bëjë të pamundurën për ta arritur, duke i besuar edhe statistikave, jo të Shqipërisë, por si Italian që është: “Këtu mendova për Mançinin se Italia ka fituar këtu, ai ka hapur rrugën për ne, meqë i sjell fat Italisë dhe italianëve. Ndoshta edhe fati do të kthehet nga ne. Unë kisha parashikuar Anglinë fituese, por Italia e meritonte. Pas golit të parë u duk se Anglia do të bënte edhe 3-4 por pastaj u mbyll, Italia bëri mirë e meritoi të fitonte. Urojmë që nesër fati të jetë në anën tonë se ka gjithmonë një herë të pare”.

Një betejë epike e stilit Davidi kundër Goliathit, ku e rëndësishme është të dimë limitet dhe të shfrytëzojmë gjithcka kemi për të bërë një befasi: “Sigurisht anglezët janë favoritë, por duhet personalitet nga ana jonë, nga ana e lojtarëve dhe e gjithë skuadrës në një ndeshje të tillë – tha Reja -. Fusha është njësoj për të gjithë dhe duhet të luajmë pa frikë. Të bëjmë një ndeshje perfekte, të mos bëjmë gabime, sepse jemi penalizuar në disa ndeshje, sidomos ndaj Polonisë. Duhet të jenë perfektë të gjithë, jo vetëm lojtarët në fushë, por edhe zëvendësuesit të bëjnë maksimumin”.

Kuqezinjtë kanë preferuar të qendrojnë larg mitikut Wembley, duke u stërvitur pranë rezidencës së tyre. Në fakt, kishte shumë rrugë për të bërë, rreth 1 orë e gjysmë nga hotelit për në Wembley dhe duke patur parasysh edhe rrugën prej 2 orë e gjysmë nga aeroporti në hotel, koha do të ishte shumë e ngushtuar. Kështu, barin e stadiumin kuqezinjtë do ta prekin vetëm kur të mbërrijnë aty për ndeshjen, por kjo nuk e zbeh entuziazmin për një rezultat pozitiv. “Wembli është tempulli i futbollit, prej shumë vitesh e njoh këtë realitet dhe jam shumë mik me Capellon dhe ai më ka treguar se çfarë përfaqëson Ëembli për futbollin ndërkombëtar ndaj do të jem i emocionuar. Ka të drejtë Cikalleshi se kur luhet në këto stadiume duhet të tregosh të gjithë karakterin tënd. Mançini ka fituar, Kapelo ka shënuar gol dhe Italia fitoi 1-0 këtu. Nuk ka 2 pa 3, ndaj urojmë që të vijë rezultati edhe për ne. E di që do të ishte e vështirë, por mrekullitë me raste ndodhin”.

Ndeshja me Anglinë do të luhet në orën 20.45 në Wembley, aty ku nuk kemi marrë kurrë një rezultat pozitiv në histori, por si thotë edhe Reja, gjithnjë ka një herë të parë.

https://youtu.be/flIKVhYR-XQ

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI