Flash

SecuriMeter 2026: Bie mbështetja për punonjësit e huaj, 44% e të anketuarve janë kundër

Shqiptarët rrisin skepticizimin për punonjësit e huaj, pasi nuk po mendojnë si dy vitet e shkuara se ata mund të ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vetëm 39% e të anketuarve pohuan se punonjësit e ardhur nga jashtë ndihmojnë në plotësimin e vendeve […]

11:54

Janë mbipeshë, Conte fut Tottenham në dietë: lamtumirë ketchup, majonezë e panine

Lapsi.al 10 November 2021
Janë mbipeshë, Conte fut Tottenham në dietë: lamtumirë

Ushqyerja ishte një fushë ku Antonio Conte u fokusua shumë gjatë javës së parë të mandatit të tij te Tottenham. Trajneri i ri ka kërkuar që skuadra të drekojnë së bashku në mesditë dhe ka hequr nga menyja e mensës ushqimet e rënda, panine, ketchup dhe majonezë. Është ulur gjithashtu sasia e lëngut të frutave dhe sasia e vajit dhe gjalpit të përdorur në gatim. Ish-tekniku i Inter i ka kërkuar të tijve edhe të konsumojnë më shumë fruta.

Tekniku nga Salento nuk ka humbur kohë dhe ka filluar menjëherë të bëjë presion mbi lojtarët e tij të rinj, me qëllim që të rrënjosë sa më shpejt filozofinë e tij të lojës. Asgjë nuk i lihet rastit, duke filluar nga ushqimi, duke qenë se i ka thënë në fytyrë disa futbollistëve se janë mbipeshë.

Një punë e palodhshme në fushë, por edhe video analizë rraskapitëse, siç është seanca 75-minutëshe e planifikuar fillimisht të ishte 20, pas debutimit kundër Vitesses. Lojtarët që nuk janë të përfshirë me ekipet kombëtare këtë javë do t'i nënshtrohen seancave të dyfishta rraskapitëse në terrenin stërvitor, në përgatitje për ndeshjen me Leeds kur të rifillojë Premier League.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI