Flash

SecuriMeter 2026: Bie mbështetja për punonjësit e huaj, 44% e të anketuarve janë kundër

Shqiptarët rrisin skepticizimin për punonjësit e huaj, pasi nuk po mendojnë si dy vitet e shkuara se ata mund të ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vetëm 39% e të anketuarve pohuan se punonjësit e ardhur nga jashtë ndihmojnë në plotësimin e vendeve […]

11:54

Video/ "Mrekullitë kanë ndodhur": Roshi i vendos edhe notë kombëtares për rrugën drejt Katar 2022

Lapsi.al 10 November 2021
Video/ "Mrekullitë kanë ndodhur": Roshi i vendos edhe

Nuk ka patur minutazhin që ndoshta do të meritonte, por Odise Roshi e kupton qartë se është penalizuar nga skema me të cilën luan kombëtarja që kur ka mbërritur Edoardo Reja në pankinë e, megjithatë, wingeri ka bërë gjithcka për tu përmirësuar, duke fituar të drejtën të zgjidhet madje edhe si titullar në ndeshje të rëndësishme. Tani përballë është Anglia, që vërtetë ka emra të frikshëm, por duhet mundur për të vazhduar të shpresojmë: "Të gjithë e dimë që me Anglinë është një ndeshje shumë e vështirë. Të gjithë e dinim kualitetin që Anglia ka shfaqur dhe ka. Kurse puna e trajnerit, se si do të luajë në fushë, atë po e bëjmë në stërvitje. Ende nuk e ka vendosur me çfarë taktike do të luajmë. Po shpresojmë të bëjë atë që ka bërë gjithmonë dhe kur të futemi të japim më të mirën dhe tani, nëse themi do të fitojmë, këtë kemi thënë gjithmonë. Do të shkojmë në Wembley të luajmë dhe të japim maksimumin".

https://youtu.be/riTisQd0DRk

Shanset për vendin e dytë janë shumë të vogla, duke llogaritur që duhet mundur Anglia në shtëpinë e saj e në fund Hungaria të mposhtë Poloninë në Varshavë. Por, ashtu si thotë Roshi, "mrekullitë kanë ndodhur dhe prandaj janë të bukura. Shpresoj që të ndodhë kjo gjë. Kështu kemi shkuar edhe në Portugali në 2014 dhe e kemi fituar ndeshjen. Tani lojtarët janë në formë, si Cikalleshi që ka qenë edhe lojtari i javës në formacion në Turqi, ashtu ka edhe lojtarë të tjerë, si Bare, Kumbulla, Ismajli, që luajnë në nivele shumë të mira. Shpresojmë.

Roshi është shtyrë edhe më tej, duke i vënë një notë Kombëtares, për të gjithë atë që ka treguar gjatë kësaj fushate: "Nota 10 është më e mira, por besoj se notën 8".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI