Flash

Arbitrave italianë i ndalohet të flasin në TV: një ndërmjetës do ti japë shpjegimet dhe audion e VAR klubeve

Lapsi.al 9 November 2021
Arbitrave italianë i ndalohet të flasin në TV: një

Pauza e kampionatit është një mundësi e mirë për një bilanc edhe për arbitrat italianë pas dymbëdhjetë javësh: nuk kanë munguar polemikat në Serie A dhe për këtë arsye AIA po studion një mënyrë për të siguruar një transparencë më të madhe në lidhje me vendimet e marra nga arbitrat në fushat e futbollit. Duket se po venitet hipoteza e dërgimit të arbitrave për të folur në TV pasi, siç shkruan Repubblica, “do të përfundonim duke i ekspozuar arbitrat në një gjyq mediatik çdo javë”. Lind kështu një ide tjetër, me një lloj ndërmjetësi mes AIA-s dhe klubeve në emër të Federatës së Futbollit, një skenar në një fazë mjaft të avancuar duke qenë se tashmë është gjetur edhe figura e duhur: ish-arbitri Antonio Giannoccaro.

I kërkuar nga presidenti Gravina dhe i mbështetur nga të gjithë, debutimi i tij është pothuajse afër, pasi polemikat e arbitrave bëhen më intensive pas çdo jave të kampionatit. E përditshmja romane, megjithatë, shkon më tej, duke shpjeguar sesi AIA ka programe edhe më ambicioze: para së gjithash një prej pikave, të hënën ose të martën do të shpjegohen disa episode - jo domosdoshmërisht më të diskutuarit - në mënyrë didaktike.

Por mbi të gjitha ekziston ideja për ta bërë publikun në shtëpi të dëgjojë audiot e komunikimeve mes arbitrit dhe VAR-it në episodet kyçe, edhe pse jo drejtpërdrejt: ka shumë të ngjarë që të ndodhë pas ndeshjeve, duke përdorur bisedat e ruajtura për qëllime didaktike, duke qenë se të tjerat nuk ruhen. Synimi i kësaj ideje është të realizohet para përfundimit të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI