Flash

Newcastle zgjedh trajnerin që nuk e mendonte askush, por ka besimin e Shearer: “Zgjedhje e matur”

Lapsi.al 8 November 2021
Newcastle zgjedh trajnerin që nuk e mendonte askush, por ka besimin e

Nuk është emri që shpresonin e, megjithatë, Newcastle United ka një trajner të ri. Klubi ka shpallur pasardhësin e Steve Bruce dhe ky është Eddie Howe. Trajneri, i cili ishte pushim që nga viti 2020 pas rënies me Bournemouth, ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024. Tekniku i ri ka dhënë edhe deklaratat e para, raportohet në faqen zyrtare të klubit. "Për mua është një nder i madh të bëhem trajner i një klubi me statusin dhe historinë e Newcastle United. Është një ditë shumë e rëndësishme. Jam krenar për veten dhe familjen time. Kjo është një mundësi e mrekullueshme, por jam i vetëdijshëm për punën e madhe që na pret. Dua të falënderoj pronarët e klubit për këtë mundësi dhe të falënderoj tifozët e klubit për pritjen e pabesueshme që më kanë bërë tashmë. Jam shumë entuziast dhe mezi pres të fillojmë rrugëtimin tonë së bashku".

Howe, sic duket, gëzon vlerësimin e Amanda Staveley, pavarësisht se zgjedhja e tij erdhi pasi askush nga trajnerët e mëdhenj nuk pranoi të ulej në pankinën e Magpies. "Na la shumë përshtypje Howe. Përveç arritjeve të tij në krye të Bournemouth, ku u bë protagonist i rritjes dhe transformimit të klubit, ai është një trajner pasionant dhe dinamik që ka ide të qarta se si ta çojë përpara këtë ekip. E konsiderojmë profilin ideal për atë që po përpiqemi të ndërtojmë këtu”.

Situata e Newcastle, pavarësisht ambicjeve të pronësisë së re, nuk është e lehtë. Skuadra mban vendin e nëntëmbëdhjetë në renditje me pesë pikë distancë nga zona e shpëtimit, pas 11 ndeshjeve të para. Howe, megjithatë, tashmë është i specializuar në bëmat e bujshme: në krye të Bournemouth ai mbërriti në Premier League duke filluar nga divizioni i tretë anglez dhe arriti të mbajë ekipin e tij në elitën e futbollit anglez për pesë sezone nga 2015 deri në 2020. As sa mjafton për të ngjallur besim te Alan Shearer, i cili tashmë e ka duartrokitur zgjedhjen, siç raportohet nga BBC. "Një zgjedhje e mençur. Hoëe është një trajner i ri që ka përvojë të mirë në Premier League dhe di shumë mirë se si të lëvizë në atë zonë të tabelës. Newcastle do të kthehet të jetë protagonist me të."

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI