Flash

SecuriMeter 2026: Bie mbështetja për punonjësit e huaj, 44% e të anketuarve janë kundër

Shqiptarët rrisin skepticizimin për punonjësit e huaj, pasi nuk po mendojnë si dy vitet e shkuara se ata mund të ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vetëm 39% e të anketuarve pohuan se punonjësit e ardhur nga jashtë ndihmojnë në plotësimin e vendeve […]

11:54

Video/ Prezantohet Xavi: "Do jap jetën që gjërat të funksionojnë, nuk pranova Brazilin për Barcelonën"

Lapsi.al 8 November 2021
Video/ Prezantohet Xavi: "Do jap jetën që gjërat të
Dhjetë mijë tifozë Blaugrana mbushën Camp Nou për të ndjekur nënshkrimin e kontratës, së bashku me presidentin Laporta, dhe prezantimin zyrtar të Xavi si trajner i ri i Barcelonës. Një event plot stil për një rikthim të shumëpritur. "Është një ëndërr e bërë realitet. Në vitin 2015 u largova, por ëndrra ishte të kthehesha dhe e bëj me përgjegjësinë më të madhe, por me shumë entuziazëm. Duhet të punojmë shumë, kjo është shtëpia ime dhe pavarësisht se është një moment i vështirë historik, ndihem i përgatitur. ADN-ja ime nuk ka ndryshuar, ideja është gjithmonë të jemi protagonist, të kemi topin, të krijojmë mundësi, të jemi intensiv, besoj se ka një ekip me talent dhe një brez fantastik të rinjsh. Dua të transmetoj entuziazëm”, tha Xavi, i lëshuar para kohe nga Al Sadd. Megjithatë, tani e pret një detyrë e vështirë: "E di që kam ardhur në një moment të komplikuar. Më pëlqejnë sfidat, jam një person konkurrues dhe nuk mund të isha në një vend më të mirë. Është një sfidë spektakolare. Do të jap jetën për ti bërë gjërat të funksionojnë mirë. Është sfida më e madhe e karrierës sime." Ish-mesfushori ka shtuar: "Jam shumë i emocionuar, faleminderit shumë, nuk dua të emocionohem por jam shumë në fakt. Faleminderit shumë klubit dhe tifozëve. Siç ju thashë kur u largova nga këtu, ne jemi skuadra më e mirë në botë dhe Barça duhet të jetë kërkuese: nuk mund të barazosh apo të humbësh, këtu duhet të fitosh”. Për Guardiolën: "Të krahasohesh me Guardiolën është tashmë një sukses për gjithçka që ai i ka dhënë futbollit dhe Barçës. Për mua ai është trajneri më i mirë në botë dhe çdo krahasim me të është i keq për mua tani. Rezultatet do të tregojnë nëse do ta bëj mirë apo jo punën, por për mua është sukses që më krahasojnë me të”. Xavi, ndërkohë, gjatë prezantimit te Barcellona, ka folur edhe për mundësinë për të drejtuar Brazilin: "Më kishin ofruar rolin e asistentit të Tite për të marrë më pas skuadrën pas Botërorit, por idea ime ishte të vija te Barça".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI