Flash

Video/ Dy gola 'mesazh' për Rejan: Uzuni i kthen vendin e parë Ferencvaros

Lapsi.al 7 November 2021
Video/ Dy gola 'mesazh' për Rejan: Uzuni i kthen vendin e

E katërta ndeshje radhazi në gol: Myrto Uzuni tërheq Ferencvaros në vendin e parë në kampionatin hungarez, duke i shënuar Kisvardës një dygolësh në fitoren 4-0. Një mesazh me gola, dy madje, për teknikun Edoardo Reja drejt të cilit do të fluturojë nesër sulmuesi beretas, për nisjen e grumbullimit të kombëtares për dy ndeshjen e fundit kualifikuese me Anglinë dhe Andorran, me statusin e golashënuesit të dytë më të mirë në Hungari me 5 gola.

Uzuni ka vënë firmën e tij në takimin e katërt radhazi në të gjithë kompeticionet, me Ferencvaros, duke konfirmuar formën brilante që po kalon. Kampionët në fuqi shkatërruan 4-0 Kisvardën që vinte në këtë ndeshje me tre pikë avantazh në krye të klasifikimit. Pavarësisht avantazhit të Loncar, Kisvarda e Herdi Prengës e Asanit mbajti kokën lart për një pjesë loje, në të cilën Prengës iu anullua edhe një gol me VAR, por mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Mateus, duke u dorëzuar para Uzunit e Ferencvaros. Beratasi shënoi dy herë në minutën e 70 dhe 90, ndërsa edhe goli i Marin fiksoi rezultatin përfundimtar në 4-0 për miqtë, që kthehen në vendin e parë me pikë të barabarta me Kisvardën, 25.

Uzuni arriti kështu kuotën e 5 golave pas vetëm 11 ndeshjeve të luajtura, i kaluar në renditjen e shënuesve vetëm me një gol nga qendërsulmuesi e shoku i skuadrës Ryan Mmaee. Një detaj aspak për tu anashkaluar nga Reja për dy ndeshjet vendimtare. Me Cikalleshin që mbetet qendërsulmuesi i kuqezinjve, Uzuni e Broja kanë hedhur kandidaturën për të ardhmen e kuqezinjve, në kohën kur Manaj nuk është preferuar më nga tekniku i kombëtares.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI