Flash

Milan-Inter, një derbi që vlen shumë: në San Siro luhet një pjesëz titulli

Lapsi.al 7 November 2021
Milan-Inter, një derbi që vlen shumë: në San Siro luhet

Milani mund t'i lërë kushërinjtë e tyre në -10. Një kërcim së larti që duket shumë si një mundësi që nuk duhet humbur. Interi nuk mund ta lërë veten të shkëputet për të mos kompromentuar garën e titullit që në nëntor. Një derbi pothuajse vendimtar ai i javës së dymbëdhjetë, një ndeshje që ka shumë domethënie, përveç atyre që e kanë karakterizuar gjithmonë dhe që kanë të bëjnë me epërsinë e qytetit dhe krenarinë e tifozëve. Pioli kundër Inzaghit, Ibra kundër Dezkos dhe Barella kundër Kessie janë disa nga duelet më stimuluese në një ndeshje që nuk mund të jetë kurrë e parëndësishme.

Pioli ka mundur t'i japë skuadrës së tij një organizim mbresëlënës që nis nga parime të konsoliduara, por që di të ndryshojë disa struktura loje sipas momenteve të ndeshjes dhe karakteristikave të kundërshtarëve. Inzaghi është ende duke u përpjekur të fusë disa nga konceptet e tij të lojës në një ekip me frymëzim të madh. Shumë gjëra do të jenë të qarta që nga nisja e ndeshjes. Niveli i presingut për të penguar daljet nga poshtë të kundërshtarëve, në të dyja anët, do të jetë hapi i parë për të kuptuar impostimin e përgjithshëm. Milani mund të shtrëngojë dy lojtarët anësorë, Saelemaekers dhe Leao, për të mbyllur linjat e pasimit të Bastonit dhe Skriniar për dy mbrojtësit anësorë të Interit, me Ibran të thirrur në cështje për t'i bërë presion De Vrij. Në këtë mënyrë, nuk do t'i kërkohet Kalabrias dhe Ballo-Touré të mbulojnë një zonë shumë të madhe.

Kruniç-Brozovic do të jetë një duel i parashikueshëm në mesfushë, ashtu siç supozohet se Tonali dhe Kessie do të gjenden përballë Calhanoglu dhe Barella. Me dy sulmuesit e zikaltërve të impenjuar me mbylljen e qendërmbrojtësve kundërshtarë, do të jenë të dy ata që do t'i japin një dorë, mbrojtjes duke lejuar kështu Skriniar dhe Bastonin të merren me Leao dhe Saelemaekers. Kuqezinjtë duhet të gjejnë një mënyrë për t'u mbrojtur nga avancimet e dy "krahëve" të mbrojtjes kundërshtare me tre lojtarë, të mësuar të shtyjnë përpara kur Interi ka zotërimin e topit. Nga ana tjetër, Pioli ka të ngjarë të zgjedhë një sulm pozicional, i parë tashmë në daljet e fundit, me një impostim me tre, Tonali përpara mbrojtësve dhe me 5 lojtarë të vendosur pas Ibrës. Në këtë rast, mbulimi parandalues do të jetë thelbësor për të thyer që në fillim aksionet e Interit, që përpiqet të shfrytëzojë spondet e Dzekos me ata që arrijnë me shpejtësi. Lëvizje dhe kundërlëvizje që e bëjnë edhe më intriguese një ndeshje për të mos u humbur.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI