Flash

Topi i Artë ulet në pankinën e klubit më antik në Itali: "Do ta kthejmë klubin në lartësinë e historisë së tij"

Lapsi.al 7 November 2021
Topi i Artë ulet në pankinën e klubit më antik në
Andriy Shevchenko është trajneri i ri i Genoas. Shoqëria kuqeblu e komunikoi lajmin fillimisht përmes llogarisë së saj në Tëitter dhe, menjëherë më pas, me një shënim në faqen zyrtare. Ukrainasi, një ish-yll i Milanit dhe trajner i kombëtares së vendit të tij, zëvendëson kështu Davide Ballardinin, i shkarkuar pas barazimit në Empoli dhe duhet të bëjë llogaritë me një ekip në vendin e tretë nga vendi i fundit në renditje. Sheva ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Grifonët. Mirë se vini, mister Shevchenko! Genoa CFC njofton se Andriy Shevchenko ka arritur një marrëveshje me 777 Partners dhe do të drejtojë Grifonët deri më 30 qershor 2024. Si futbollist, Shevchenko fitoi, ndër të tjera, Topin e Artë në 2004 dhe Ligën e Kampionëve në 2003. Në karrierën e tij si trajner ai udhëhoqi kombëtaren e Ukrainës nga korriku 2016 në arritjen e tyre historike në tetë skuadrat më të mira në Evropë, në Euro2020. Genoa CFC dhe 777 Partners mirëpresin ngrohtësisht Shevchenkon dhe i urojnë atij një punë të frytshme në krye të klubit më antik në Itali. E menjëhershme përgjigja e trajnerit të ri: “Ta nisim së bashku këtë aventurë të re për ta rikthyer Genoan në nivelet e historisë së saj”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI