Flash

SecuriMeter 2026: Bie mbështetja për punonjësit e huaj, 44% e të anketuarve janë kundër

Shqiptarët rrisin skepticizimin për punonjësit e huaj, pasi nuk po mendojnë si dy vitet e shkuara se ata mund të ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vetëm 39% e të anketuarve pohuan se punonjësit e ardhur nga jashtë ndihmojnë në plotësimin e vendeve […]

11:54

"Asnjë profesionist nuk pëson një gol si ai": Longo shpërthen ndaj Kukësit të tij, pas humbjes në Korçë

Lapsi.al 6 November 2021
"Asnjë profesionist nuk pëson një gol si ai": Longo

“Është fakt që Skënderbeu luajti, si luan në shtëpi. Ata qëndrojnë mbrapa dhe luajnë me këtë top të gjatë për lojtarin para në kundërsulm. Ndaj duhej të kontrollonim ndeshjen, të ishim të duruar, se mund të kontrollonim deri në fund. Në pjesën e parë bëmë mirë dhe kontrolluam lojën, në pjesën e dytë, kur duhej të ndryshonim shpejtësinë, pësuam këtë gol dhe na iku mendja. Na iku mendja si fëmijë dhe kjo nuk duhet të ndodhte". Është një Diego Longo i dëshpëruar ai që paraqitet në mikrofonë pas ndeshjes së humbur 2-1 me Skënderbeun në Korcë. Italiani është i tërbuar me sjelljen e të tijve, duke thënë se në futbollin profesionist nuk lejohen gola të tillë: "Do të analizojmë situatën në goditjen e dënimit, e gjithë skuadra është përgjegjëse se duhet të sulmosh topin. Është e pamundur të pësosh një gol me një goditje nga 35 metra, jam më shumë i zhgënjyer për golin e dytë. Një goditje dënimi mund të ndodhë, por goli i dytë jo, në futboll profesionist jo”.

Tekniku i Kukësit e ka të qartë se skuadra e tij ka bërë në Korcë një nga ndeshjet më të dobëta, që kur ai është ulur në pankinë, edhe pse mundohet ta justifikojë: "Është e vërtetë që Kukësi nuk ishte i njëjti sot, por nuk ishte i njëjti kundërshtar me të Kupës. Nëse rrezikon shumë, rrezikon të humbësh ndeshjen si ndodhi, duhet të jesh i balancuar. Lodhja në Kupë nuk është një alibi, në Kupë luajtën të gjithë ekipet" përfundoi Longo.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI