Flash

Telendiset fusha e “Elbasan Arena” e “Arena Egnatia": do të luhen 5 ndeshje në 12 ditë

Lapsi.al 6 November 2021
Telendiset fusha e “Elbasan Arena” e “Arena Egnatia": do

Ndeshjet kualifikuese të Euro 2022 kanë vënë në një sprovë të vërtetë stadiumet e Elbasanit e Rrogozhinës, sikur të mos i mjaftonte fluksi i skuadrave të Superiores që gjejnë shpëtim në fushat e tyre, pasi si gjithnjë kujtohen në mes sezoni për të ndërhyrë në infrastrukturë. Shqipëria U19 e Armando Cungut është shortuar në të njëjtin grup me Francën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë me të cilët do të luajë në datat 10, 13 dhe 16 nëntor.

Cështja është se të gjitha ndeshjet e grupit 7 do të zhvillohen në Elbasan e Rrogozhinë, duke formuar një kalendar asfiksues për dy stadiumet që do ti duhet të presin 5 ndeshje në 12 ditë, që do të thotë se mbi tapetin e gjelbër të tyre do të luhet gati cdo dy ditë. Kështu, ndeshja e parë e grupit 7, Francë-Shqipëri që do të luhet në ‘’Arena Egnatia’’ në datën 10 nëntor, në kohën kur në Elbasan Arena, Maqedonia e Veriut përplaset me Serbinë. Tre ditë më vonë, ndeshja e tensionuar Serbi-Shqipëri do të diskutohet në Elbasan, ndërsa Franca me Maqedoninë e Veriut do të luajnë në ‘’Arena Egnatia’’. Ndeshjet e fundit të grupit kualifikues do të luhen në 16 nëntor, me Shqipërinë që do të ketë përballë Maqedoninë e Veriut në ‘’Elbasan Arena’’, ndërsa Rrogozhina do të mirëpresë Serbi-Francë.

E gjitha kjo, pasi në 7 dhe 8 nëntor do të jenë luajtur ndeshjet e javës së tetë të Superiores, kampionat që rikthehet në 20 të këtij muaji me Teutën, Kukësin e Dianmon që do të ndajnë si do të luajnë në dy fusha që do të jenë masakruar nga intensiteti…

U19, KALENDARI I NDESHJEVE PËR GRUPIN 7

10 nëntor

Francë 14:00 Shqipëri - “Arena Egnatia”

Maqedoni e V. 12:00 Serbi - “Elbasan Arena”

13 nëntor

Serbi 14:00 Shqipëri - “Elbasan Arena”

Francë 12:00 Maqedoni e V. - “Arena Egnatia”

16 nëntor

Shqipëri 14:00 Maqedoni e V. - “Elbasan Arena”

Serbi 14:00 Francë - “Arena Egnatia”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI